Connect with us

Ferizaj

Ditët e Diasporës fillojnë më 26 korrik

Published

on

Ditët që do t’i  kalojnë në vendlindje, mërgimtarët e Ferizajt, përveç aktiviteteve që mund t’i  kenë planifikuar me familje, do të kenë mundësi të shijojnë edhe një sërë ngjarjesh kulturore që drejtoria e këtushme e kulturës i ka paraparë sivjet për të nderuar diasporën.
Sabri Pajaziti, nga drejtoria e cultures, tregoi se “Ditët e Diasporës” do të zhvillohen prej 26 korrikut deri më 2 gusht. Por këtë vit, në mungesë të qendrës së kulturës, aktivitetet kulturore do të organizohen vetëm  në  ambient të  jashtëm,  kryesisht tek  sheshi i komunës.

Siç e dini, kohët e fundit po kemi telashe ne munges të hapsirës për objeket kulturore dhe të gjitha aktivitetet do të realziohen ne sheshin e qytetit, kjo ndoshta në këtë periudhë nuk do të prish punë për shkak të verës, por që u dasht t’i plainfikojm ngjarjet kulturore që mund të organzohen në ambijnet të jashtme“, tha Pajaziti

Përgjegjësi i kultures në Ferizaj, Sabri Pajaziti, tregoi se listen e aktivitetve kulturore e kanë përpiluar kryesisht në bazë të kërkesave që mërgimtaret kanë pasur gjat viteve të kaluara. 

“Do të ketë kryesisht aktivitete arëgtuese, është fjala për koncerte , aktivitete zbavitëse. Por që do të kete edhe aktivitete edukative – vedijësuese siq është edhe ekspoizta me eksponate në muzeun e qytetit, po ashtu do të ketë një aktivitete që do të organizohet nga drejtoria e bujqëisë, siq është panairi i produkteve ushqimore, pastaj do të ketë edhe më shumë aktivitete për fëmije, si dhe një aktivitete tradicional që bëhet për mërgimtarët në fshatin Mirosala në qendrën e këtij fshati”, tha Pajaziti.  

Gjatë kësaj sezone të vizitës së mërgimtarëve, drejtoria e kulturës është e gatshme ti mirëpresë edhe aktivitetet eventuale që mërgimtarët mund t’i shfaqin për audiencën e këtushme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Trending