Connect with us

Ferizaj

“B.I.Q.” gëlltitë shtëpinë e pensionistëve, kompensimi s’duket në horizont

Published

on

Ashtu siç ishte përfolur muaj më parë, sot doli e vërtetë se  pensionistët e Ferizajt së shpejti do të mbesin pa shtëpinë e  shoqatës së tyre, pasiqë ky objekt, i cili me dekada u sherbeu të moshuarve të qytetit,  do të bëhet “kurban”  për projektin “Bashkimi I Qytetit” (B.I.Q).

Mirëpo, gjersa ekipi i kryetarit Aliu ishte shumë i gatshëm që menjëherë pensionistëve tua merr objektin dhe tokën, kur erdhi çështja e  lokacionit të ri për shtëpinë e më të moshuarve,  drejtorët prezentë në mbledhje nuk kishin përgjigje konkrete as për lokacion, e as për afate të qarta kohore. Propozimin për këtë pikë e bëri drejtori i pronës  Sabri Murseli, i cili tha se tek parcela e pensionistëve do të ndërtohet rrethrrotullimi i projektit “Bashkimi I Qytetit”, ndërsa shqetësimeve të qytetarëve se aty është duke u përgaditur  terreni për ndërtime të larta, Murseli u përgjigj se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë.

Në këtë parcelë pritet të zgjerohet rrethrrotullimi, është diskutuar që nga fillimi i implementimit të projektit Bashkimi i qytetit, është paraparë fillimisht që të mirren 4 ari dhe komplet shfrytëzimin e objektit.   Jemi dakordu me ta paraprakisht që të mirret komplet si ngastër dhe komuna ta shqyrtojë mundësinë që të krijoj një hapësirë të re dhe një objekt i ri për shoqatën e pensinitëve , ndërsa kjo parcelë e cila është pronë e tyre të kalojë në emër të komunës. Në kuadër të saj ëhstë paarrë një amrrveshje mirëkuptimi që komuan do të mbuloj të gjtiha thpenzimit që kanë të bëjnë me të hyrat e tyre ose nëse ka ndonjë familje sociale që është duke banu në atë objekt. Poashtu pjesa e mbetur që nuk e  merr rrethi do të shfrytëzohet për park dhe në kuadër të saj pret të rrënohet edhe objekti i shoqatës Hendikos që është në pronësi të komunës, por paraprakisht do tu bëhet një zgjidhje kësaj kategorie, nuk ka pengesa në aspektin ligjor”, tha Murseli.

Për këtë propozim foli edhe drejtori i Urbanzimit, Lulzim Aliu, i cili kërkoi mbështetjen e gjithë anëtarëve, pasi siç tha ai, projekti “Bashkimi I Qytetit” do të jetë një “mrekulli”. 

“Ideja është e jashtëzakonshme, unë kërkoj nga ju me na përkrah pasi është ide briliante, ka me qenë hapësirë e gjelbëruar , ka me qenë një park i jashtëzakonshëm, spitali ka me u largu nga aty, po ashtu e kemi marrë një buxhet një përkrahje nga ministria e shëndetësisë që QKMF-ja me u largu nga aty, pra tërë kjo pjesë me qenë pjesë e gjelbërt, po ashtu një ide e kemi që prej Cosmo-së deri tek rrethërrotullimi me e shplu lumin, besoj që ekziston mundësia, nuk janë bërë ende analizat detale por besoj se është e mundshme, dhe kujtoj se ka me qenë shumë mirë”, – tha drejtori Aliu.

Përfaqësuesit të LDK-së në komitet i interesoi të dijë se çfarë hapësire do të zë ky rrethrrotullim, përderisa përfaqësuesja e Vetëvendosjes u deklarua se ky subjekt do të votojë kundër.

“Ku do të jetë parcela e re e pensionistëve dhe a e dini sa do të mirret për rrethrrotilim e sa do të mbeten për park”, – tha Imri Hashani, LDK.

”Ne si LVV, që në fillim kemi shprehur mospajtimin dhe kundërshtimin tonë për projektin bashkimi i qytetit  ne edhe sot vazhdojm të mbajm të njejtin që ndrim se kjo ngastër nuk duhet të tjetërsohet pasi krejt kjo ka për qëllim materializimin e projektit bashkimi i qytetit”, – tha Evetare Azemi nga  LVV.

Në përgjigjen e tij, drejtori Murseli nuk ishte i sigurt se sa tokë do të duhen për rrethrrotullimin e projektit më kapital në qytet”Bashkimi I Qytetit”,  përndryshe projekt të cilit akoma nuk i është publikuar leja ndërtimore.   

“Për propozim të parcelës ka mbetur që të formohet një komision dhe të propozohen parcela, ne kemi diskutu disa ide por ende nuk ka finale, ndërsa sa do të merr rrethërrotullimi nuk e kemi ende  projektin detaj,  a do ti merr 3 ari 4, 5 nuk e dimë. Ajo zonë, edhe parkingu që do të menaxhojë Ambienti, pas një viti do të jetë gjelbërim, dhe mos të ketë ndërtime ose diçka tjetër”, tha Murseli.

Propozim vendim i ekzekutivit te Ferizajt për shpronësimin e shtëpisë dhe oborrit të pensionistëve do të diskutohet në seancën e 30 Korrikut të Komunes së Ferizajt, pas marrjes së dritës jeshile sot në Komitetin për Politikë dhe Financa.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending