Connect with us

Ferizaj

OJQ-të gjejnë shkelje në tenderin për sallën e edukatës fizike

Published

on

Mbi 17 mijë euro më shumë i ka kushtuar buxhetit të Komunës së Ferizajt, ndërtimi i sallës  së edukatës fizike në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Organizata Iniciativa për Progres së bashku me organizata tjera joqeveritare të rajonit të Ferizajt, gjatë monitorimit të aktivitetit të prokurimit për fazën e dytë të ndërtimit të kësaj salle, ka gjetur se në njoftimin për kontratë vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 100 mijë euro, ndërkaq çmimi i ofertës fituese 117 mijë e 209.95 euro.

Arbenita Topalli, e cila ka qenë pjesë e grupit monitorues të këtij aktiviteti, tha se përveç tejkalimit të vlerës së kontratës, ky tender është përcjellur edhe me shumë shkelje të tjera.  Ajo tha se dy ditë para se të publikohet oferta fituese, komuna këtë tender e kishte zgjatur edhe për 30 ditë të tjera duke bërë  kështu që ofertat më të lirë të humbasin validitetin, për të lidhur më pas kontratë me ofertën mbi 32 mijë euro më të shtrenjtë.

“Në muajin gusht të vitit 2018, komuna e Ferizajt ka lidhur kontratë  për ndërtimin  e sallës  së edukatës fizike në fshatin Gaçkë të Ferizajt me konsercium “G&A Counsulting”, dhe “Pro&Co Group”, në vlerë prej 117.209.95 euro përmes procedurës së hapur. Sipas planit përfundimtar të prokurimit, vlera e parashikuar ka qenë 40 mijë e cila ishte në shpërputhje me planifikimin e buxhetit ku për të njëjtin projekt janë aprovuar 90 mijë euro. Tutje në njoftimin për kontratë vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 100 mijë euro, kurse çmimi i ofertës  ka qenë mbi 117 mijë euro dhe kemi diferencë prej 17 mijë euro duke e vlerësuar kontratën më të shtrenjtë se planifikimi që është bërë“,tha Topalli.

Topalli, theksoi se për ndërtimin e kësaj salle komuna nuk kishte specifikuar çmimin  e armaturës, duke i’a lënë në duar firmës e cila ka ofuar një çmim më të lartë se ai i tregut.

“Komuna nuk e kishte saktësuar profilin e nevojshëm të armaturës, ashtu siç kërkohej me rregullat e prokurimit dhe ndërtimit për këtë pozicion dhe kështu operatori fitues ka  ofruar çmimin prej 0.69 euro, respektivisht për pozicionin total 10 mijë e 336.20 euro. Mirëpo raporti tregon se në vitet e fundit çmimi i armaturës asnjëherë nuk ka qenë 0.69 cent për kilogram, rrjedhimisht komuna ka kontraktuar punë që në pozicione të caktuara çmimet janë më të larta se çmimet e tregut“, tha Topalli.

Për këtë aktivitet të prokurimit, INPO ka dhënë edhe rekomandime.

“Rekomandojmë që kryetari i komunës dhe udhëheqësi i prokurimit  të sigurohen që vlera e parashikuar e projekteve në buxhetin e komunës të jetë e njëjtë edhe në planin e prokurimit. Po ashtu, meqë vonesat në vlerësim të ofertave kanë rezultuar me tërheqje të kompanive më të lira, rrjedhimisht  kryetari i komunës duhet të kërkoj llogari nga anëtarët e komisionit për vonesat në vlerësim”, tha Qëndrim Hoxha, monitorues në INPO.

Ndër të tjera, Grupi Monitorues tha se për këtë kontratë kanë gjetur se komuna nuk ka plan menaxhues, gjë e cila është obligative, po ashtu, sipas kontratës punimet do të duhej të ishin në përfundim e sipër, por ata thonë se gjendja në terren tregon se projekti ende është në fazë të hershme të realizimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending