Connect with us

Ferizaj

Nis viti i ri akademik në Universitetin e Ferizajt

Published

on

Me një pritje të organizuar për studentët e rinj, sot  ka filluar viti i ri akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Me këtë rast, rektori i këtij Universiteti Agron Bajraktari, duke iu uruar mirëseardhje në këtë Universitet studentëve të rinj, tha se shpreson që kjo gjeneratë, përpos programit bachelor dhe master të kenë fatin të përfundojnë edhe programin e doktoraturës në këtë institucion. Kurse, sa i përket programeve të akredituara, rektori Bajraktari, tha se Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga të gjitha Universitetet tjera publike ka dalë më i suksesshmi për këtë vit

“Areditimi i programeve tona nuk është një dhuratë, është një çmim i merituar të cilin e kemi marrë bazuar në përgatitjen e planprogrameve, në punën e cila është bërë bashkë me biznesin, me ndërmarrjet pa të cilat Univesiteti jonë nuk do të kishte këtë zhvillim, pa e ditur kërkesën ë tregut, pa i ditur nevojat e tyre nuk kishim pas mundësi me pas kaq programe të mira“, tha ai.

Duke folur për të arriturat e këtij Universiteti, ai e krahasoi USHAF-in  me Universitetin e Salzburgut në Austri.

“Ne jemi një kopje shumë e mirë, një kopje shumë origjinale e një nga universiteteve më të mira në Austri, të shkencave të aplikuara që është Universiteti i Shkencave të Aplikuara ne Salzburg, jemi pionerë dhe model i shkencave të aplikuara në ballkan, studimi pranë institucionit tonë dhe para dhjetë viteve, para dymbëdhjetë viteve kur kemi fillu bashkëpunimin me Austrinë dhe sot ndryshon shumë, kemi zgjedhur këtë formë të studimit, përkatësisht shkencat e aplikuara me këto drejtime që pothuajse janë unike në Kosovë pas një konsulte, pas një diskutimi, pas vizitave të shumta në Austri, pas vizitave të shumta të shtetit austriak dhe përfaqësuesve austriak këtu, të profesorëve nga Austria të cilët ju do t’i keni dhe do t’iu ligjërojnë, kanë ligjëruar dhe do të ligjërojnë këtu, kjo ka bërë që ne të jemi një kopje shumë e përafërt me ta. Stafi, përgatitja e stafit e cila ndodhet pranë institucionit tonë nuk ndryshon absolut, nuk ndryshon hiç nga përgatitja e stafit e cila është në Salzburg“, tha Bajraktari.

E, studentët të cilët filluan studimet për herë të parë në këtë Universitet, u shprehën të privilegjuar për mundësitë që do t’i kenë gjatë studimeve.

Për mua është privilegj dhe nder kur shoh se në qytetin tim është një fakultet i cili përmbushë të gjitha standardet evropiane dhe iu mundëson ktë rinjve të qytetit tonë, por edhe më gjerë që të jenë pjesë e këtij universiteti dhe të marrin dituri rreth studimeve bachelor dhe master në kushte më të mira dhe me standarde evropiane”, theksoi  Leona Jahiri, studente.

“E kam zgjedhë këtë fakultet sepse ka perspektivë dhe ka drejtime të mira të cilat mua më kanë konvenu për me u regjistru këtu dhe për me pas një qëllim sa më të mirë në jetë“, u shpreh Dardan Nuhaj, student.

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Ferizajt,  këtë vit janë regjistruar rreth 600 studentë në nivelin bachelor dhe rreth 150 në nivelin master.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending