Connect with us

Ferizaj

Asfaltohet rruga kryesore e fshatit Manastirc

Published

on

Rrruga kryesore e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, me gjatësi prej 3 kilometrash u asfaltua sot.

Banorët e këtij lokaliteti e mirëpritën këtë investim, duke e cilësuar si nevojë të kahmotshme të këtij fshati.

Përfaqësuesi i fshatit Manastirc, Shaban Sejdiu, tha se kjo rrugë ka rëndësi të veçantë, meqë lehtëson qarkullimin edhe për në fshatrat tjerë të komunës së Ferizajt.

“Kjo i lehtëson banorët e Manastircit, i lehtëson shumë, por edhe 5 fshatra të tjerë i lidh mes vete, janë dy Nerodimet, Balaj, Zaskoku, Jezerci, Dramjaku mundet me u lidh me Zaskok, Pleshina, Gremja në atë anë për mos me shku në Ferizaj, për 3 kilometra duhet me i ba 10 kilometra anej me shku“, tha Sejdiu.

Ndërsa, Xhevdet Haxhidema, banor i kësaj ane, tha se ndihet i kënaqur me realizimin e këtij projekti.

“Ne si komunitet, si banorë të fshatit Manastirc jemi jashtëzakonisht të gëzuar sot, d.m.th i gëzohemi këtij projekti infrastrukturor  siç është asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Manastirc që është pjesë e unazës së jashtme të qytetit, siç e dimë të gjithë banorët, por edhe më gjerë këto kanë qenë rrugë shumë të dëmtuara dhe të amortizuara, kemi pas vështirësi në qarkullim, tani e tutje me asfaltimin e rrugës kryesore, por edhe me asfaltimin e rrugicave që janë bërë nëpër të gjithë fshatin Manastirc në njëfarë forme po kompletohet infrastruktura rrugore në fshatin tonë, s’ka diskutim që të gjithë banorët i janë gëzuar projekteve infrastrukturore të cilat janë realizu në fshatin tonë“, tha Haxhidema.

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, tha se duke pasur për bazë kushtet e mira atmosferike, kjo drejtori i ka shtrirë projektet e saj në komunën e Ferizajt.

“Sot jemi në fshatin Manastirc dhe po asfaltojmë rrugën kryesore të fshatit, një projekt shumë i rëndësishëm pasi që kjo rrugë ka qenë në kushte të mjerueshme dhe ne e kemi shfrytëzuar kushtet e mira atmosferike që të përfundojmë këtë projekt për banorët e fshatit Manastirc, bëhet fjalë për një gjatësi të rrugës rreth 3 kilometra dhe gjerësi 5 metra, gjithashtu në pjesët ku do të jetë e mundur për shkak se gjerësia e rrugës nuk e mundëson komplet vendosjen e trotuarit, por në hapësirat ku do të jetë e mundur do të vendosim edhe trotuarin, krejt këto ndryshime për këtë projekt janë bërë në bashkëpunim me këshillin e fshatit dhe banorët e fshatit Manastirc, po besoj që sot po përmbyllim një projekt shumë të rëndësishëm, për atë më herët kemi përfunduar edhe një pjesë ose më mirë me thënë shumicën e rrugicave të fshatit Manastirc dhe po besoj që tash me përfundimin edhe të rrugës kryesore fshati Manastirc do të jetë i kompletuar me infrastrukturë rrugore”, tha drejtori Bytyqi.

Ndërkaq, sa i përket pjesës së mbetur të rrugës së  paasfaltuar që lidh fshatrat  Manastirc, Pleshinë dhe Zaskok, drejtori Bytyqi pati një sqarim.

“Bëhet fjalë për një segment rreth 300 metra, aty kemi pas telashe me pronat dhe ne jemi duke i dhënë drejtim edhe asaj çështje pasi që së bashku me Drejtorinë e Pronës vetëm se i kemi filluar procedurat e shpronësimit dhe pas përfundimit të procedurave të shpronësimit edhe ai segment prej 300 metrave do të përfundohet, është një segment shumë i shkurtër, mirëpo e dimë edhe ne që është në gjendje jo të mirë, por po besoj që shumë shpejt Drejtoria e Pronës do t’i zgjidhë kontestet të cilat janë me prona dhe ne do të vazhdojmë me asfaltimin e e atij segmenti të shkurtër rreth 300 metra, po besoj që është çështje shumë e vogël e cila do të përmbyllet shumë shpejt“, tha drejtori Bytyqi.

Ky projekt po realizohet në kuadër të projektit të unazës së jashtme të qytetit, i cili kap koston e rreth 3 milionë eurove.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending