Connect with us

Ferizaj

Zgjedhet ”Miss Lopa 2019” në Ferizaj

Published

on

Në hapësirat e tregut të kafshëve në Ferizaj, për herë të parë  është mbajtur Panairi i Gjedhëve organizuar nga grupi lokal i veprimit “Bifurkacioni” në bashkëpunim me ”Iniciative for Kosova Community” dhe komunën e Ferizajt, i cili synohet të bëhet tradicional.

Me këtë rast, Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se përmes këtij panairi synojnë që të stimulojnë fermerët për të kultivuar raca të pastërta dhe produktive të gjedhëve.

“Është panairi i parë që organizohet në komunën e Ferizajt, bëhet në bashkëpunim me grupin lokal të veprimit dhe me OJQ-në IKC, është hera e parë, ka shumë pjesëmarrje të kënaqshme të fermerëve, po synojmë që sado pak ata të cilët kultivojnë racë të pastër dhe të mirë t’i shpërblejmë, vendi i parë, i dytë , i tretë, i katërt dhe i pestë kanë shpërblime dhe me këtë po synojmë që edhe fermerët tjerë të cilët nuk kanë raca të mira, të pastërta t’i stimulojmë përmes shpërblimeve që t’i kultivojnë racat e pastërta dhe produktive brenda komunës sonë”,  tha drejtori Bajrami.

Ndërkaq, Hysni Thaçi, Drejtor i Departamentit për shërbime këshillimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, hapjen e këtij panairi e cilësoi si ditë të shënuar për komunën, duke thënë se kjo ministri me kapacitetet që  ka do të ndihmojë sektorët e bujqësisë.

Ne do të vazhdojmë t’i përkrahim edhe më tutje, e dimë që asnjëherë nuk është mjaft për bujqit dhe për bujqësinë në përgjithësi ajo që jepet apo ajo që ndahet nga Ministria, por kjo po varet prej mundësive buxhetore, sepse ne e dimë që bujqësia me sektorët e saj, pra edhe blegtoria në këtë rast d.m.th është një degë e nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit, sepse përgjithësisht kemi vështirësi në zhvillimin ekonomik, prandaj bujqësia krijon mundësi edhe të nxjerrjes së produkteve të ndryshme qoftë nga veprimtaria bimore, qoftë nga veprimtaria blegtorale, qoftë nga përpunimi, qoftë nga aspektet tjera, prandaj mendojmë që në të ardhmen duhet të rritet ky buxhet dhe duhet të jemi më tepër në shërbim të qytetarëve, gjegjësisht të fermerëve dhe viseve rurale, gjegjësisht atyre që merren me këtë veprimtari“, tha ai.

 E fermeri, gjedhi i të cilit u shpall si më i miri në këtë panair, tha se ndjehet i inkurajuar për t’u marrë më tutje me këtë veprimtari.

“Më jep kurajo me punu akoma  më shumë, me shtu numrin e gjedhëve, të gjithë le të merren më këtë punë edhe pse është  punë e rëndë, por e kënaqshme u shpreh fermeri Isuf Sejdiu.

Në këtë panair u përzgjodhën 5 gjedhët më të mirë, ku vendi i parë u shpërblye me një makinë mjelëse, një bidon dhe 200 euro vlerë monetare, për vendin e dytë po ashtu u nda një makinë mjelëse dhe 150 euro, vendi i tretë u shpërblye me një makinë mjelëse dhe 100 euro, si dhe vendi i katërt dhe i pestë u shpërblyen me nga 100 euro vlerë monetare.

Krejt në fund, u zgjodh edhe lopa më e bukur, e cila deri në panairin e radhës do ta mbaj kurorën e lopës më të bukur në komunën e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending