Connect with us

Ferizaj

Nis Festivali i Teatrove në Ferizaj

Published

on

Në teatrin “Adriana” të Ferizajt, mbrëmë është hapur edicioni i 49 i Festivalit të Teatrove. Këtë festival e hapi trupa teatrale e Gjakovës me  shfaqjen  “Shumë zhurmë për asgjë” të regjisores Zana Hoxha, e cila me këtë rast tha se ndjehet e lumtur që festivalin e 49  po e hap kjo shfaqje, tekstin e së cilës, siç tha ajo, e ka përzgjedh për arsye personale.

Jam shumë e lumtur që kthehem në këtë festival pas shum vitesh me këtë shfaqje që pati premierën javën e kaluar ne teatrin e Gjakovës, është siç e patë një nga veprat e Uilliam Shekspirit, një sfidë shumë e madhe, mirëpo jam e lumtur që sonte erdhëm dhe  patëm mundësi që para publikut ferizajas të hapim festivalin dhe të sjellim reprizën e tretë të kësaj shfaqje, natyrisht duke iu adoptuar kësaj skene e cila është shumë më e vogël sesa ajo e Gjakovës, mirëpo pashë emocione shumë të mira që na dhuruan publiku dhe një punë e cila u pa edhe sonte  që është një punë e mirë, stabile dhe jam e lumtur që sonte jam këtu për të hapur edicionin e 49 të këtij festivali”, tha regjisorja Hoxha.

E, në anën tjetër, regjisori Besim Ugzmajli duke e vlerësuar lartë hapjen e këtij festivali, tha se Ferizaj po i ruan traditat e këtij festivali.

“Mendoj që është një hapje shumë e mirë e festivalit me një shfaqje të qytetit të Gjakovës, qyteti i Gjakovës sjelli një ekip kryesisht me emra të rinj të cilët kanë vazhduar traditën e teatrit të mirë të Gjakovës, me një tekst që është shumë i njohur, mirëpo i sjellë me shumë invencë prej regjisores Zana Hoxha dhe mendoj që është një hapje shumë e mirë dhe na la një shije shumë të mirë shfaqja në përgjithësi. Pak a shumë Festivali i Ferizajt e ruan traditën e tij, përpiqet t’i sjellë produksionet më të mira të teatrit mbarë-shqiptar në të gjitha trojet shqiptare edhe në këtë edicion mendoj që ka pru prej produksioneve më të mira që kanë ndodhë këtë vit në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë edhe mendoj që brenda konturave të cilat është zhvillu ky festival edhe këtë vit dhe normalisht po shkon drejt vitit të tij të 50, ku shpresojmë që viti jubile i 50 do të jetë edhe më mirë se këtë vit”, u shpreh Ugzmajli.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, do të jepet shfaqja “Një letër e humbur” nga teatri i Tetovës, me tekst të Jon Luka Karaxhale dhe me regji të Kushtrim Bekteshit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending