Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu

Published

on

Mëngjesin e sotëm shumë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë ia kishin mësyrë Kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, për të nderuar jetën dhe veprën  e tre dëshmorëve Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu, të cilët u vranë disa muaj pas përfundimit të luftës.

Nëna e dëshmorit Avni Shehu, Hazbie Shehu, nën emocione tregon se si djali i saj mori rrugën e luftës dhe si e mori lajmin për vdekjen e tij.

 “Po mërzitem boll, por kur po e di që ka shkuar për liri po më heqet gjysma e mërzisë, por çka të bëj prej Zotit, prej punëve të këqija jo, por për liri. E kujtoj ditën sikur sot kur ka dalë për luftë, mua vetëm më tha ditën e mirë, ndërsa babait të vet i kishte treguar, por kaloj mirë por pas një kohe shkoj”, tha Hazbie Shehu, nëna  e dëshmorit Afrim Shehu.

Edhe Advan Beka, djali i heroit të Kosovës Naim Beka, shprehet krenar për babain e tij.

“Sot është 20 vjetori i rënies së prindit, për ne familjarët është një mungesë e madhe sepse tash u bën 20 vite. Unë për vete nuk  e mbaj mend fare babin tim, por kur dëgjoj historitë nga shokët e babit shihet se kishte një trimëri të rrallë dhe jam krenar gjithmonë“, tha Advan Beka, djali i dëshmorit Naim Beka.

 Në 20 vjetorin e rëniës së dëshmorëve Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu, u mbajt edhe një akademi përkujtimore. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se sakrifica e tyre do të mbetet në kujtesë gjithmonë tek populli ynë.

“Historia jonë nisi me luftëra, luftën e fituam humbëm më të dashurit, por diçka gjithmonë lulëzon tek ne krenaria që nuk pushon, triumfi që çdo ditë këmbon, ngazëllimi që në çdo faqe të historisë erë ndryshimi përçon. E, tash kur ëndrra e tyre ka kapërcyer udhën e gjatë të vuajtjes  e sakrificës ndjejmë ajrin e freskët të zhvillimit, na përkund lehtë buzëqeshja  e tyre lartë nga qielli, gjaku që lau çdo pëllëmb të kësaj toke, për komb, shtet e republikë“, tha Aliu.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, tha se këta tre dëshmorë ishin pjesë e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishin pjesë e të gjitha betejave.

”Pas luftës si komandant i zonës së 6 të trupave mbrojtëse të Kosovës emërova Naim Bekën komandant të batalionit të logjistikës të zonës së 6, e Agimin komandant kompanie dhe udhëtuam bashkë me gjeneralin Imri Ilazi në Francë, pa e menduar se nuk do t’i shihja më, sepse menduam se lufta kishte përfunduar. Në Francë sa ishim në trajnim mora lajmin e hidhur për humbjen e tre bashkëluftëtarve dhe tre epërorëve të Zonës Operative të Nerodimes. I humbëm pas luftës dhe kjo  ishte një humbje e rënd dhe humbje e madhe për Kosovën”, tha Buja.

Kurse, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Luan Jahiri, tha se sakrifica e dëshmorëve është amanet për të gjallët që të punojnë për zhvillimin e vendit.

“Është obligim i yni që të përmbushim amanetin e atyre që kanë sakrifikuar për një Kosovë më ndryshe , është obligim i ynë që ky atdhe të ketë perspektivë për të gjitha gjeneratat që do të vinë. Kujtimi për luftën e UÇK-së dhe gjithë ata që kontribuan është detyrë  e shenjtë  për të gjithë ne dhe nderimi më i madh është ecja në idealin e tyre”, tha Jahiri.

Naim Beka, Agim Matoshi  dhe Avni Shehu , kishin  rënë në fshatin Doganaj të Kaçanikut, 4 muaj e gjysmë pas çlirimit të vendit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending