Connect with us

Ferizaj

”Down Syndome Kosova” nënshkruan marrëveshje me Spitalin e Ferizajt

Published

on

Shoqata ”Down Syndome Kosova” në Ferizaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e përgjithshëm në këtë qytet, me anë të së cilës parashihet që anëtarët e kësaj shoqate të kryejnë kontrolle në këtë institucion shëndetësor.

Udhëheqësja e kësaj shoqate në Ferizaj Yllka Mani, vlerësoi se kjo marrëveshje ka qenë shumë e nevojshme.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në mes palëve në lidhje me shërbimet shëndetësore të fëmijëve me sindromën doën, një mundësi më e mirë që brenda shoqatës sonë të kemi një gjendje më në përmirësim  shëndetësor të fëmijëve me sindromën doën. Kontributet në këtë marrëveshje janë që në baza 6 mujore të dorëzohet një kopje e raportit gjithpërfshirës pediatrik  të fëmijëve që marrin shërbime brenda shoqatës sonë”, tha Mani.

Në anën tjetër, drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se përmes kësaj marrëveshje fëmijëve me sindormën down do t’u sigurohet një trajtim më i veçantë.

“Kjo marrëveshje është pak më e detajuar sa i përket çështjes së dhënies së disa raporteve që i nevojiten shoqatës për përcjelljen e gjendjes të këtyre fëmijëve. Ne u dakorduam që krahas vizitave në Repartin e Pediatrisë në fund të 6 mujorit të përmbledhen dhe të bëhen në një raport të vetëm, ne si spital duke ditur gjendjen e tyre ne kemi ofruar edhe shërbime të tjera karshi nivelit pediatrik siç është diagonostika dhe sistemet e tjera, gjithmonë duke u koordinuar që këta fëmjë të mos presin në radhë, t’i marrin shërbimet në mënyrë adekuate dhe me sa më pak mundim në shërbimet që ne i ofrojmë”, tha Zeqiri.

Koordinatorja e programit për intervenim dhe edukim të hershëm në shoqatën ”Down Syndrome Kosova”, Ermira Shabani, tha se shteti duhet të krijoj më shumë mundësi për këta persona.

“Në përgjithësi nuk mund të themi se janë kushtet e mira apo që është arritur niveli maksimal i shërbimeve që duhet për këta persona, shërbimet duhet të ofrohen nga shteti, por një gjë e tillë në vendin tonë nuk ndodhë. Shërbimet e logopedisë, fizioterapisë nuk ofrohen mjaftueshëm aq sa kanë nevojë fëmijët me sindormën doën”, tha Shabani.

Në bazë të statistikave që posedon Shoqata ”Down Syndrome”, në Kosovë janë  afër 1000 persona me sindromën down, ndërsa vetëm në Ferizaj janë mbi 100 të tillë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending