Connect with us

Ferizaj

Gjendja e ”KF Ferizaj” shqetëson sportistët

Published

on

Të hysh në faqen zyrtare të klubit të futbollit “Ferizaj”, nuk sheh ndonjë lajm të mirë, përveç rezultateve negative, bojkotim të stërvitjeve, madje edhe  publikime të atilla se sot u dhanë rrogat e po fillojmë stërvitjet.

 E gjithë kjo situatë që është krijuar në klubin e futbollit të Ferizajt, po shqetëson trajnerët e këtushëm të cilët thonë se krejt kjo gjendje ka ardhë  si pasojë e keqmenaxhimit.

  “Kriza veç është thelluar, anija është kah fundoset, çështja është krejt tek menaxhimi benda klubit duke filluar nga kryetari, drejtori, bordi, kjo është arsyeja  e vetme, por me ardh ”Ferizaj” në këtë gjendje nuk është në rregull, është shumë e dhimbshme. Ne, gjeneratat që kemi dhënë kontribut është e dhimbshme për ne. Brenda klubit duhet të japin përgjigje dikush pse është bërë privatizimi i klubit, merre shembull Gjilanin çfarë ekonomie ka, çfarë rezultate janë duke pas, po ashtu “Feronikeli” i Drenasit që nuk është as sa gjysma e ”Ferizajt”, çfarë rezultate ka po ashtu Podujeva, është tmerr i tmerrit se çfarë po ndodh me ”Ferizajn”, por këta e dinë më mirë, kurse për neve si kontribues është shumë e dhimbshme“, tha Qerim Shaqiri, trajner.

“Po flitet nëpër qytet se dikush i ka futur nja 2 hektarë tokë në këto muhabete kështu që ai që vjen prej Anglisë e shikon profitin, këtu është mjerim për ata që udhëheqin sportin, Drejtoria  e Sportit është mjerim, është alarm i kuq në krejt degët e sportit. Unë si qytetar e aktivist i futbollit më brenë kjo punë dhe kjo nuk duhet të mbetet kështu, kjo hallkë e këputur duhet të ngjitet, për momentin nuk e kemi as ligjin e sportit, kemi kuadro, por edhe në vendin e vet nuk janë dhe kjo është mjerim, këtë e ka për obligim Drejtoria në krye me kryetarin e komunës ta zgjidhë”, u shpreh Ahmet Sylejmani.

“E gjithë energjia në futbollin e Ferizajt ështe e fokusuar në klubin futbollistik “Ferizaj”, sidomos në kategorinë e seniorëve, unë mendoj se janë lënë anash kategoria e juniorëve dhe lojtarë të klubeve të cilët po janë të interesuar nga klubet e Tetovës, Gjilanit, e të tjera. Derisa ka shumë lojtarë që ne i kemi vlerësuar  të dobët ata në klube të tjera janë titullar, që fatkeqësisht ne i kemi vlerësuar jo drejt dhe këtu është gabim i madh, njerëzit që kanë bagazh profesional nuk është marrë mendimi i tyre dhe këtu peshën e fajit e ka Drejtoria  për Sport”, tha Agron Selmani, trajner.

Ata shprehen të zhgënjyer me mënyrën e privatizimit të këtij klubi.

 “Me privatizimin e klubit është bërë një gabim, sepse u është dhënë njerëzve që i kemi parë veç kur është bërë nënshkrimi dhe asnjëherë tjetër, t’u jepen aksione 51% të huajve është e tepërt sepse ky është klub qyteti”, tha Shaqiri.

“Akterë të cilët e kanë marrë nën menaxhim klubin që thonë 51% anglez është një çështje që mbetet për t’u dëshiruar, ai person që ka ardhë prej Anglisë ai e ka një interes dhe interesi i tij është material dhe i bie që është një punë jo e mirë“, tha Sylejmani.

 Për gjendjen e klubit të futbollit “Ferizaj”, u kërkua të diskutohet edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal nga grupi i kuvendarëve të LDK-së, por ky propozim nuk u përkrah nga  shumica.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending