Connect with us

Ferizaj

Qytetarët ferizajas vazhdojnë dhurimin e ndihmave për shqiptarët

Published

on

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë ditën e djeshme ka sjellë solidarizim të madh në vend, duke treguar çdo vlerë humane. Mbrëmë qytetarët ferizajas dërguan një kontingjent me ndihma, ndërsa edhe sot ata kanë vazhduar të grumbullojnë ndihma që do dërgohen për të prekurit nga tërmeti.

Qytetarët thonë se bashkëndjejnë dhembjen me popullin shqiptarë.

“U shprehi ngushëllimeve familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ne jemi gjithmonë me ta, me të vërtet dje jemi tronditur, kam qenë në punë dhe tërë ditën i kam përcjellur ngjarjet, ne gjithmonë duhet të jemi bashkë“, tha Fehmi Murati, banor i Ferizajt.

“Ka qenë ditë e tmerrshme, një pako ushqimore po e dërgoj, kaq kam mundësi”, tha Adem Uksmajli, banor i Ferizajt.

“E përjetuam shumë rëndë, me lot tërë ditën kemi qenë, shumë rëndë e kemi përjetuar, çka kam mundur në shtëpi kam mbledhur dhe i kam sjellur”, tha një tjetër qytetare.

Anëtari i tifozëve Ultras Ujqit,  Edonis Kamberi, tregon se mbrëmë kane dërguar një kontegjent me ndihma dhe kanë parë për së afërmi qytetarët atje.

“Ne kemi shkuar atje, ishte me të vërtet gjendje e rëndë, ishin duke qëndruar nëpër tenda dhe kishin nevojë për ushqime e gjëra të tjera“, tha Kamberi.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj Arben Halili, tha se ndihmat nga qytetarët dhe bizneset kanë qenë të shumta, ndërsa komuna është angazhuar të siguroj transportin.

“Ne si komunë po mundohemi me i bashkërendu aktivitetet e qytetarëve në një pikë të vetme. Qytetarët dhe bizneset janë duke na telefonuar vazhdimisht, poashtu janë duke ofruar edhe mjete financiare, por ne nuk do t’i pranojmë, ne do t’i pranojmë vetëm artikujt ushqimor dhe veshmbathjet të cilat do të shkojnë në Durrës“, tha Halili.

Në komunën e Ferizajt ishin planifikuar të mbaheshin dhjetëra aktivitete për nderë të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, ku ndër to ishte edhe festivali tradicional “Kosovarja Këndon”, por që të gjitha janë anuluar për shkak të tërmetit të djeshëm që goditi Shqipërinë nga i cili humbën jetën dhjetëra persona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending