Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj subvencionon bizneset artizanale

Published

on

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj, ka shpërndarë pajisje për bizneset artizanale të cilat operojnë në këtë komunë.

Drejtori i kësaj drejtorie Zekir Bytyqi, tha se përfituese të këtij subvencioni janë 15 biznese. Ai tha se këto biznese ishin lënë pas dore, prandaj  përmes kësaj ndihme institucionale synojnë t’i fuqizojnë ato.

 “Sot po u shpërndajmë pajisje 15 bizneseve artizanale që kanë për qëllim fuqizmin e tyre, të cilat biznese janë të harruara, këto pajisje do të ndikojnë në shitjen e tyre. Kryesisht janë biznese si drugdhendia, prodhimi i tekstilit, veshjeve kombëtare, e veprimtari të tjera”, tha Bytyqi.

Një ndër përfituesit e këtij subvencioni është edhe Faruk Bajrami nga komuniteti ashkali. Ai tha se për herë të parë po përfiton donacion nga komuna dhe është shumë mirënjohës për këtë.

Punoj me llamarinë, jam nga komuniteti ashkali. Kam shumë kërkesa, por edhe punëtorë, por pajisje kam pasur pak, kurse tani i kam këto pajisje që është hera e parë që jam përfitues”, tha Bajrami.

 Një tjetër përfituese e këtyre pajisjeve artizanale është edhe Selvete Koxha.

“Jam rrobaqepëse, e kam një lokal këtu në Ferizaj, falënderoj komunën që jam njëra ndër përfitueset  e këtij donacioni. Gjithçka qepim, por më shumë veshje tradicionale. Jemi të kënaqur që njerëzit kanë filluar prapë të kthehen nga tradicionalja”,tha Koxha.

  Vlera e këtyre pajisjeve është afër 10 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending