Connect with us

Ferizaj

Kisha protestante në Ferizaj përgatitet për Krishtlindje

Published

on

Kisha protestante Alfa-Omega në Ferizaj është përgatitur për të shënuar festën e Krishtlindjes. Pastori Nazmi Berisha nga Kisha Alfa-Omega, tha se në natën e Krishtlindjes do të jenë në sheshin e qytetit duke uruar të gjithë ata që e kremtojnë këtë festë.

“Me datën 24 në mbrëmje do të jemi një grup që do të dalim në shesh vetëm për të uruar njerëzit për Krishtlindje, njerëzit që kalojnë dhe për të shprehur gëzimin edhe festën e Krishtlindjes me qytetarët që do të jenë në shesh, me datën 24 nga ora 18:00 deri në 20:00 do të jemi një grup atje në shesh në qendrën kryesore. Kurse, më 25 pastaj kemi një si drekë familjare ku e mbajmë me anëtarët e komunitetit tonë, ku ndajmë edhe ushqime, dhurata së bashku duke festuar me njëri tjetrin festën e Krishtlindjes”, tha Nazmi Berisha.

Pastori Berisha, tha se për të ndarë gëzimin e festave kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Në prag të festës së Krishtlindjes ne organizojmë aktivitete të ndryshme, por këtë vit kemi qenë më të kufizuar për shkak të hapësirës dhe nuk kemi organizuar shumë aktivitete, por dy gjëra që do të doja t’i theksoja janë një aktivitet që kemi organizuar me dhurata, sepse dhurata është simbol i festës së Krishtlindjes dhe kemi shpërndarë në dy vende dhurata, në qendrën e Down Syndrome dhe në Qendrën e përkujdesjes ditore ”Pema” për fëmijët me nevoja të veçanta, duke ndarë gëzimin e Krishtlindjes bashkë me këta fëmijë me nevojë”, tha Nazmi Berisha.

Pastori Nazmi Berisha, uroi ferizajasit për festën e Krishtlindjes duke thënë se lindja e Jezu Krishtit është dhuratë nga Zoti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending