Connect with us

Ferizaj

”Feniks”-i ndërton shtëpi për familjen Demiri nga Bibaj

Published

on

Familja Demiri nga fshati Bibaj i Ferizajt sot e pati një gëzim të madh. Kjo familje në këto ditë feste u bë me shtëpi të re falë shoqatës humanitare ”Feniks” dhe bashkëatdhetarit Faik Misini.

Donatori nuk pranoi të flas para kamerës për kontributin e tij, mirëpo teksa mori mirënjohje nga shoqata ”Feniks” u emocionua shumë.

Kryetari i shoqatës humanitare “Feniks” Milaim Jashari, u shpreh falënderues ndaj donatorëve të cilët bashkëpunuan me ta, duke thënë se kjo familja ka kohë që kishte kërkuar ndihmë, por që  pa donatorë e kishin të vështirë të nisnin ndërtimin e shtëpisë për këtë familje.

“Po shihet gëzimi i kësaj familje, është Faik Misni që ka kontribu me 12 mijë e 500 euro dhe ne si shoqatë e kemi marrë përsipër. Kjo familje kishte nevojë më herët dhe Faiku e gjeti këtë familje dhe për një muaj arritëm ta ndërtojmë shtëpinë. Është një gëzim shumë i madh i të gjithëve edhe i donatorëve, por edhe i familjes”, tha Jashari.

Ndërtimin e kësaj shtëpie më së shumti e mirëpritën anëtarët e familjes  Demiri. Kryefamiljari Hasret Demiri, tregoi se deri sot kanë jetuar në kushte të rënda, e më vështirë thotë se e kishte djali i tyre i cili është me nevoja të veçanta.

“Falënderoj ”Feniks”-in,  e kam pasur jetën shumë të vështirë, falënderoj të gjithë donatorët, e kam djalin në karrocë, nuk kemi pasur as banjo siç duhet, nuk ka pasur kushte. Më mirë nuk jam ndjerë asnjëherë sikur sot“, tha Demiri.

 Për t’ua lehtësuar edhe më shumë jetën kësaj familje, kryetari i shoqatës “Feniks”, pati edhe një kërkesë për udhëheqësinë e Ferizajt.

“Kam një kërkesë nga Kuvendi Komunal që këtë rrugë ta ndërtoj, pasi kjo familje e ka shumë të vështirë të lëvizë, pasi e ka djalin në karrocë dhe e ka shumë të vështirë lëvizjen”, tha Jashari.

Përpos ndërtimit të shtëpisë për familjen Demiri, shoqata “Feniks” gjatë veprimtarisë së saj ka ndërtuar edhe 5 shtëpi të tjera dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Shtëpinë për familjen e Ruzhdi Sallahut, Emin Hajdarit, Bajram Xhoklit, Lumnije Rulanit dhe familjen e Agim Tërstenës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending