Connect with us

Ferizaj

Faik Grainca edhe sot para gjykatës

Published

on

Edhe sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka dhënë mbrojtjen i pandehuri Faik Grainca, i akuzuar për flasifikim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt 2017-2025.

Graincës sot iu parashtruan pyetje nga pala e dëmtuar, që në këtë rast është Imri Haliti, banor i rrugës “Astrit Bytyqi”.

 Haliti pyeti Graincën se a  ishte ai i cili kishte dhënë leje në vitin 2015 që të nis ndërtimi i lartë në një parcelë në rrugën “Astrit Bytyqi”.

“A është e vërtet se ju në vitin 2015 keni shndërruar si parcelë të vetme në rrugën “Astrit Bytyqi” zona e 8 parcelën 29390 për ndërtim të lartë si parcelë të vetme në rrugën “Astrit Bytyqi”?, pyeti Haliti.

“Unë asnjëherë nuk kam shndërruar asnjë parcelë sepse këtë nuk ma mundëson ligji dhe shndërrimin apo ndryshimin e parcelave mund ta bëj vetëm Kuvendi me vendimin e vet”, u përgjigj Grainca.

Haliti më pas kaloi tek data e nisjes dhe mbylljes së shqyrtimit publik për PZHK-në në vitin 2017, për të cilin Haliti dyshon se ish-drejtori  Grainca ka pranuar pas afatit ligjor peticionin e aprovuar të banorëve të rrugës ”Astrit Bytyqi” të dorëzuar nga Arben Kurteshi.

 “Datën 25.03 e ka miratuar Kuvendi si datë të mbyllur dhe për atë arsye është ndryshuar data e Arben Kurteshit për me e shti brenda afatit“, tha Haliti.

“Është vendim i Kuvendit aty, aty mund të ketë edhe ndonjë gabim teknik nuk e përjashtoj mundësinë“, tha Grainca.

Faik Graincës dhe të afërmve të tij edhe sot iu pengoi prania e Televizionit Tema që po përcjell seancat gjyqësore, duke e kërcënuar ekipin e Televizionit me fjalë të ndryshme.

Seanca  e radhës gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, u caktua të mbahet më 17 mars.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending