Connect with us

Ferizaj

Policia e Kosovës fituese e turnirit në volejboll

Published

on

Në kuadër të aktiviteve për festën e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kovovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj ka organizuar aktivitete kulturore – sportive gjatë ditës së sotme. Njëra ndër to është turniri tradicional në volejboll në mes të përfaqësueseve të instuticioneve lokale ferizajase dhe shpallja e lexuesit të vitit për vitin 2019.

 Në aktivitetin sportiv vendin e parë e zuri ekipi i Policisë së Kosovës, vendin e dytë Spitali Rajonal dhe vendin e  tretë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Pjesëmarrëset thanë se ky turnir tradicional është relaksues për to.

“Sot na kanë ftuar në këtë takim komuna e Ferizajt, një ndeshje miqësore që janë duke u mbajtur aktivitetet sportive në kuadër të festës së Pavarësisë, për nder të 17 shkurtit. Është hera e parë për ne që marrim pjesë”, tha Flakrona Gashi, infermiere në QKMF-Kaçanik.  

“Është aktivitet tradicional, ne prej se kemi filluar lojën gjithmonë kemi qenë fituese përpos një herë që e kemi lënë do të thotë për diasporën, kështu që është shumë i mirë për ne dhe po besoj që edhe për të gjitha femrat e institucioneve, një ditë të dalim të organizojmë dhe të relaksohemi”, tha Teuta Qalaj-Baralija nga Policia e Ferizajt.

Drejtoresha e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, tha se kjo lojë ka karakter human për të ndihmuar Jetmir Vehbiun i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Sot dua të bëj hapjen zyrtarisht të aktiviteteve që do të mbahen për të shënuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pikërisht këtë hapje po e bëjmë me një aktivitet sportiv të organizuar bashkërisht me juve sepse zakonisht  jeni përgjigjur pozitivisht në bashkëpunimet tona dhe ajo që e bën më të veçantë këtë aktivitet është padyshim edhe vullneti juaj, bashkëorganizimi juaj për të treguar shpirtin tonë human që e kemi si shqiptarë dhe si gra për të ndihmuar një djalë i cili ka nevojë për ndihmën tonë, është fjala për Jetmir Vehbiun dhe ne jemi sot këtu bashkërisht për ta ndihmuar, urojmë shërim sa më të shpejt për Jetmirin”, tha Xhemile Murati-Shabani.

Ndërkaq, në aktivitetin që u mbajt në biblotekën e qytetit, nga sektori i të rriturve ishte Nexhmedin Haxhiu që u shpërblye si lexuesi i vitit 2019. Ai tha se libri është pasurim i mendjes.

“Normal kur lexon frymëzohesh, më ndryshe e sheh botën, e sheh botën vetëm me shoqëri, me kënaqësi, me vuajtje, leximi të bën më të mirë, të bën më të durueshëm, më cilësor, kjo më shumë për të rinjtë, për ne nuk kemi ku të shkojmë”, tha Nexhmedin Haxhiu.

Gjatë këtij aktiviteti u shpërblyen me mirënjohje edhe lexues të tjerë nga sektori i të rriturve dhe fëmijëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending