Connect with us

Arsim

SBASHK-u paralajmëron grevë nëse Ligji i Pagave nuk hyn në buxhetin e ri

Published

on

Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe ajo e Policisë paralajmërojnë mundësinë e hyrjes në grevë nëse në buxhetin e vitit 2020 nuk parashihen mjete financiare për Ligjin e Pagave.

Kryetari i SBASHK-ut në Ferizaj Rexhep Sadiku, tha se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur përfaqësues të Sindikatës së Arsimit, të Shëndetësisë, Policisë dhe ata të Zjarrfikësve për të debatuar rreth gjendjes së disfavorshme që është krijuar dhe për të ndërmarrë masa.

 Sadiku tha se kanë pritur nga qeveria e re që do të jetë më e angazhuar për problemin e tyre, por sipas tij, kjo nuk është duke ndodhur. Ai tha se nëse në buxhetin e këtij vitit nuk do të parapashihet që pagat të jenë me rritje, do të hynë në grevë me afat të pacaktuar.

“Pezmi dhe antidisponimi ka arritur pikën e vlimit në anëtarësi dhe ne kemi paralajmëruar qeverinë dhe ministrinë se nëse ky ligj nuk hynë në fuqi ose së paku nuk ndahen nga ana e saj mjetet në buxhet në Ministrinë e Financave atëherë greva do të jetë e pashmangshme, do të krijohet një gjendje kautike që nuk e dëshirojmë ne dhe nuk duam që kjo qeveri të përballet me një kaos, por nëse nuk do të jetë një disponim i mirëfilltë i qeverisë dhe të ketë angazhim, që së paku të bëj një paraqitje të vullnetit me mjete të buxhetit për t’i ndarë, atëherë ne konsiderojmë që ministria  edhe qeveria nuk janë të interesuara që ky ligj të jetësohet”, tha Sadiku.

Sadiku tha se këto paralajmërime janë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, por më së shumti ndaj Qeverisë.

Këto paralajmërime janë presion i dyfishtë, por gjithsesi presioni më i madh është ndaj qeverisë pasi mjetet i ka qeveria, nganjëherë gjykatat herë i trajtojnë lëndët e tyre si duhet e me dinjitet, por nganjëherë dinë të shprehin edhe pjesë të jashte të ndikuar nga politika, prandaj ne u themi edhe gjykatave edhe qeverisë që të veprojnë me dinjitet”, tha Sadiku.

Ligji i Pagave është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019. Pas disa muajve Avokati i Popullit e kishte dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese ku kjo e fundit vendosi që ta pezulloj atë deri më 30 mars të këtij viti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending