Menaxhmenti i “Plus
Marketit” në Ferizaj si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit,
në mbrojtje të personelit dhe konsumatorëve ka vendosur pikat referuese në
dysheme për distancën që duhet mbajtur konsumatorët mes njëri-tjetrit.
Menaxheri i këtij marketi, Remzi
Bytyqi, tha se shenjat janë vendosur para disa ditëve dhe po respektohen mjaftë
shumë nga konsumatorët.
“Kemi vendosur shiritat që t’iu
tregojmë konsumatorëve që të mbajnë distancën, po ashtu kemi bërë edhe
dezinfektimin e marketit dhe krejt kjo për të ruajtur shëndetin edhe të
punonjësve, por edhe të konsumatorëve”,tha Bytyqi.
Kurse, Syrjana Salihu e cila punon në arkë, tha se pas vendosjes së
këtyre shenjave po ndjehet më e
mbrojtur.
“Po ndihem më e sigurtë, kisha
frikë ditëve të tjera e tash po ndjehem më e mbrojtur, edhe unë por edhe
blerësit”,tha Salihu.
E disa prej marketeve në Ferizaj sic
janë “Interex” dhe “Spar”,
kanë vendosur edhe dezinfektues të duarve në hyrje të marketit për të
gjithë konsumatorët, si obligim për ta që të pastrojnë duart gjatë hyrjes,
veprim ky i cili është shumë i dobishëm
të praktikohet edhe bizneset tjera.
“I kemi marrë të gjitha
preventivat, përfshirë dezinfektuesit, sinjalizimet, por kemi angazhuar edhe
sigurimin që të kujdesen që konsumatorët të mbajnë distancën e duhur”, tha
Drilon Sejdiu, menaxher në ‘’Interex”, Ferizaj.
Vendosja e shenjave nëpër markete për
mbajtjen e distancës prej një metër, si masë parandaluese për përhapjen e Koronavirusit
në vend, është bërë obligative gjatë ditës së djeshme nga Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e
Incidenteve.