Connect with us

Botë

Nju Jork: Plazma e të shëruarve do t’u jepet pacientëve me koronavirus

Published

on

Tek personat e shëruar, plazma e tyre e gjakut “vlon” nga antitrupat, të cilat mund ta luftojnë virusin COVID 19.  

Por kjo formë e serumit është në fazën eksperimentale në spitalet e Nju Jorkut. Mjekët në Nju Jork së shpejti do të bëjnë prova tek pacientët e shtruar në spital, të cilët janë të sëmurë rëndë nga Koronavirusi.

Gjaku i marrë nga njerëzit e shëruar mund të jetë një burim i pasur i antitrupave dhe  proteinave të fituara nga sistemi imunitar, për ta sulmuar këtë virus. Komponentja e  gjakut që përmban antitrupa, apo plazma konvulsive, është përdorur me dekada për të trajtuar sëmundjet infektive, duke përfshirë këtu Ebolën dhe gripin.

“Është shumë e vështirë të vini në përfundime shkencore të efikasitetit të saj për ndonjë sëmundje, pa kryer prova”  tha Dr. David L. Reich, president dhe zyrtar kryesor operativ i spitalit Mount Sinai, i cili do të përdor këtë metodë të trajtimit. “Nuk është një e shtënë në të thatë, poras nuk është e provuar të jetë e vërtetë.” – tha Dr. Reich

Doktor Reich tha se antitrupat e plazmës do të provohen tek pacientët e hospitalizuar të cilët janë në faze të moderuar të sëmundjes e që kanë probleme me frymëmarrje, por jo edhe tek ata që janë me fazë të avancuar të pneumonisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending