Connect with us

Botë

BOSTON GLOBE: Një president i papërshtatshëm për pandemi

Published

on

Gazeta prestigjioze amerikane BOSTON GLOBE, ka publikuar editorialin e bordit të saj redaktues, në të cilin kritikohet administrata amerikane për përgjigjen e saj ndaj pandemisë COVID-19. Me autorizim nga BOSTON GLOBE MEDIA, ne po e publikojmë në tërësi.

Bordi Redaktues

Shumë nga vuajtjet dhe vdekjet në ardhje ishin të parandalueshme. Presidenti i ka duart e gjakosura.

Copat po bien; qendra nuk mund ta përballojë” shkroi W.B. Yeats në vitin 1919.  Një shekull më vonë, u bë e qartë: Epiqendra nuk mund ta përballojë. Vendimet katastrofike të Shtëpisë së Bardhë e kanë dënuar vendin më të pasur në botë me një sezonë të vuajtjeve të papërshkruara.

Shtetet e Bashkuara, një udhërrëfyes i kahmotshëm i progresit shkencor dhe inovacioneve në mjekësi,  me institucione dhe spitale të veta të klasit botëror,  tash janë shndërruar në nyje të një pandemie globale që ka sëmurë të paktën 745,000 njerëz dhe tashmë u ka marrë jetën më shumë se 35,000 vetave në gjithë botën.

Tani që numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara me COVID -19 mbi 140,000 – ka tejkaluar atë të shumë vendeve të tjera, amerikanëve u është shkruar që gjatë javëve në vazhdim, të shohin se si po u sëmuren anëtarët e familjeve dhe miqtë e tyre, të kenë frikë për fatin e vetvetes duke parë rritjen e numrit të viktimave.

Gjersa përhapja e koronavirusit të ri ka qenë agresive në të gjithë botën, goditjen  e rëndë që do ta pësojnë Shtetet  e Bashkuara, kemi mundur ta parandalojmë. Kur populli amerikan po mbërthehet për më të keqen e kësaj krize, ia vlen ta kujtojmë se shtrirja e virusit këtu nuk i atribuohet ndonjë akti të Zotit ose një okupimi nga jashtë, por një dështimi kolosal të lidershipit tonë.

Maskat e fytyrës janë bërë simbolikë e ruajtjes nga COVID-19 në tërë botën. Pritet që CDC të ju rekomandojë amerikanëve të bartin mbulesa të fytyrës gjatë daljeve jashtë

Epidemisë që pat nisur në Kinë i nevojitej një Shtëpi e Bardhë e cila do të mund të vepronte me nguti dhe me kompetencë për të mbrojtur shëndetin publik, duke qenë e informuar nga shkenca dhe e udhëhequr nga dhembshuria si dhe shërbimi për publikun. Asaj i duhej një administratë e cila do t’i shpërndante shpejt testet e besueshme në të gjithë vendin, që të izoloheshin rastet, të përcilleshin gjurmët dhe të ndalej përhapja e virusit, siç e bëri në mënyrë efektive Koreja e Jugut, por edhe që të prodhoheshin e të  shpërndaheshin furnizime të vogla për shëndetësinë në tërë vendin.

Për të, nevojitej të ishte një president i Shteteve të Bashkuara që jep mesazhe  të qarta, të qëndrueshme e shkencërisht të arsyetuara lidhur me gjendjen e epidemisë dhe për zgjidhjet e nevojshme, ai i cili do t’ju ofronte qytetarëve siguri në kohë të frikshme, dhe që do i udhëzonte qytetet dhe shtetet në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo e kërkonte një lider i cili do ta vënte në rend të parë mirëqenien e vendit, para përfitimeve afatshkurtra nga bursa apo para perspektivës së tij për tu rizgjedhur, dhe i cili do të punonte me vendet e tjera për ta frenuar valën e rasteve të COVID-19 në gjithë botën.

Në të vërtetë, e kemi një president të mposhtur nga pandemia globale në dimensione epike.  Një president, i cili në fund të janarit, kur u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, e minimizonte rrezikun dhe këmbëngulte se çdo gjë ishte nën kontroll.

 Një president i cili, në vend se që me këmbëngulësi t’i testonte të gjithë ata që ishin ekspozuar ndaj virusit, deklaroi se s’do ta preferonte zbritjen në breg të pasagjerëve nga një anije e infektuar, vetëm e vetëm për ta mbajtur (artificialisht) të ulët numrin e rasteve në vend.

Një president i cili në vazhdimësi, me mosbesimin e tij dhe me përbuzjen e fakteve shkencore, e ka vënë në lajthitje publikun me ato barnat e paprovuara për COVID-19, dhe i cili, javën e kaluar, bëhej me pishman nëse vendi do ta  përmbyllte distancimin shoqëror në Pashkë, e më vonë,  të shtunën, nëse do ta vendoste New York-un, New Jersey-in dhe Connecticut-in në karantinë.

 Një president i cili është zotuar se do ta mbikëqyrë ndihmën e dedikuar për korporata, nga pakoja e fundit e përkrahjes në vlerë prej 500 miliardë dollarësh, një pjesë e së cilës do të derdhet në industrinë e udhëtimeve, ku investohet në familjen e tij.

Një president i cili ditëve të fundit, në një konferencë shtypi, e shpenzoi një pjesë të mirë të kohës duke u ankuar se sa e vështirë qenkash që një pasanik të shërbente në Shtëpinë e Bardhë, në kohën kur amerikanët kishin filluar ta humbnin punën, kujdesin shëndetësor dhe jetën e tyre.

Një president i cili e ka forcuar stigmatizimin racial duke e quajtur epideminë si një “virus kinez”, dhe i cili nuk arriti të krijojë bashkëpunim adekuat me vendet të tjera, që ato ta lokalizonin epideminë dhe që kësaj sëmundjeje t’i bëhej një studim.

Një president i cili i shmanget përgjegjësisë dhe i cili nuk e njeh, e lëre më ta pranojë autorsinë e së të vërtetës së hidhur nga dëshmia e shkencëtarit Dr. Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit: se kohëzgjatja e testimeve në vend ishte “gjë e dështuar”.

Koha është faktori kyç në përgjigje ndaj pandemisë: Mund ta shndërrojë atë në një shpërthim të lokalizuar që zgjatë ca javë, apo në një epidemi të pakontrollueshme që prekë me miliona njerëz.

Administrata e Trumpit ka bërë gabime kritike gjatë dy muajve të fundit, fillimisht duke vendosur që ta zhvillojë testin e vet diagnostik, i cili më pas  dështoi, në vend se ta miratonte testin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – një veprim që gjunjëzoi përgjigjen amerikane ndaj koronavirusit, e që sipas vlerësimit të ekspertëve të shëndetit publik, do të kushtojë me jetën e mijëra,  nëse jo qindra mijëra amerikanëve.

Guverantori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka deklaruar se shteti i tij do të mbetet pa respiratorë të nevojshëm brenda 6 ditësh

Në vend se, siç pritej, të bënte përpjekje për një mobilizim federal, që me shpejtësi të shpërndaheshin veshjet e nevojshme, maskat dhe respiratorët për spitalet e pajisura dobët, për mjekët dhe infermierët anembanë vendit, të cilët u lanë të pambrojtur gjatë trajtimit të pacientëve që po shtoheshin në numër, administrata ishte e zënë për t’i mundur me çmim shtetet individuale (përfshirë këtu edhe shtetin Masaçusets) gjatë përpjekjeve të tyre për të blerë materiale shëndetësore.

Ajo shkoi zvarrë derisa u thirr në Ligjin e Prodhimit të Mbrojtjes, në mënyrë që respiratorët dhe maskat në mungesë por shumë të kërkuara, të nisin së prodhuari, e që tu shpërndaheshin spitaleve në mbarë vendin, kur ato po ballafaqohen me pikun e ciklit të kësaj epidemie.

Ajo i la guvernatorët dhe kryetarët e komunave në lloç, të cilët po i përgjërohen për ndihmë.

Muaj të tërë, të cilët kjo administratë i humbi me ​përgënjeshtrime të rrezikut, e pastaj me gabimet vijues në hapa, krijuan eksponencialisht më shumë raste me  COVID-19 se sa që ishin të nevojshme. Me fjalë të tjera, presidenti i ka duart e gjakosura.

Nuk është e tepërt që amerikanët të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre kompetencë, dhe që të informohen për përgjigjen ndaj një krize të përmasave historike.

Përkundrazi, ata e kanë një Shtëpi të Bardhë të shëmtuar nga korrupsioni dhe paaftësia, e cila me mesazhe të përziera i turbullon bursat dhe atyre ua shkund sigurinë.

 Në vend të dhembshurisë dhe qartësisë, Presidenti, në fjalimet e tij gati të përditshme drejtuar kombit, portretizon vrazhdësi, kujdes për veten dhe mungesë të orientimit.

Duke rrapëlluar me barna të paverifikuara dhe me karantina të mundshme para publikut, sikur të ishte në ndonjë reality show me egzibicione, ai më shumë të  shqetëson se sa që të  ofron siguri. Pandemia po na flet se tiparet më të këqija të kësaj presidence nuk janë thjesht vetëm një ushqim për komeditë e mbrëmjes në TV; ato po na kushtojnë me jetë, me mirëqenie dhe me shëndet të mendjes kolektive.

Shumë pika kyçe të vendimmarrjes në këtë krizë tashmë i kemi prapa shpine, mirëpo ende kemi të tjera në dukje. Për hir të vetes sonë,  çdo amerikan duhet të shpresojë për një mrekulli të kthesës – dhe se strategjia shumë-pak, tepër-vonë e  Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë, tani e tutje do të mund të parandalojë një përhapje të mëtutjeshme të sëmundjes e të shkatërrimit ekonomik në shkallë të lartë. Por, vie nëntori, e në sytë e Presidentit  duhet kërkuar llogari për jetërat e humbura dhe për vuajtjet e mëdha që mund të evitoheshin.

Artikulli është ribotuar në shqip me autorizimin e autorëve.  

Ndalohet kopjimi dhe ribotimi i artikullit apo pjesëve të tij pa pëlqimin e autorit. Përktheu dhe përshtati: Visar Hoti

Copyright: Boston Globe Media

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

Published

on

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Evropian.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok, u tha në njoftim.

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës – kanë marrë fondet e para të para-financimit.

Takimi në Shkup po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Gjatë takimit dyditor, Komisioni Evropian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

KE-ja tha se qëllimi i Planit të Rritjes është të stimulojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë shtetet e rajonit që t’i bashkohen bllokut.

Plani i Rritjes parasheh mbështetje financiare prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha sikurse energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, do të ketë takim të ndarë me komisionaren Kos sot dhe të dy më pas do të kenë një adresim të përbashkët të martën. Të martën do të mbahen dy panele, e para do t’i kushtohet Planit të Rritjes dhe e dyta për mekanizma specifikë dhe mbështetje për zbatimin e planit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Lëkundet armëpushimi pasi Izraeli thotë se Irani lëshoi raketa

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se Irani e ka “shkelur plotësisht” armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit duke lëshuar raketa pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Katz theksoi se e ka urdhëruar ushtrinë izraelite t’i rifillojë sulmet ndaj caqeve paramilitare dhe qeveritare në Iran.

Izraeli tha se ka vërejtur raketa të lëshuara nga Irani në hapësirën e tij ajrore më pak se tri orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, pasi si Izraeli, ashtu edhe Irani e kishin pranuar thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Pranimi i marrëveshjes nga të dyja palët mëngjesin e së martës erdhi pasi Teherani e kreu sulmin e fundit raketor ndaj Izraelit, si pasojë e të cilët humbën jetën katër njerëz në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ndërkohë që Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin para agimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është pajtuar armëpushimin dypalësh me Iranin, në bashkërendim me Trumpin.

Netanyahu tregoi se të hënën në mbrëmje e kishte njoftuar kabinetin e sigurisë së Izraelit se vendi ka arritur të gjitha synimet ushtarake në operacionin 12-ditor kundër Iranit, përfshirë eliminimin e kërcënimit nga programet bërthamore dhe raketore balistike të Iranit.

Izraeli gjithashtu ka dëmtuar udhëheqjen ushtarake iraniane dhe disa objekte qeveritare, si dhe mori kontrollin mbi hapësirën ajrore të Teheranit, tha Netanyahu.

“Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit”, tha Netanyahu.

Trump ka thënë mëngjesin e së martës se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi dhe u kërkoi të dyja vendeve të mos e shkelin atë.

“ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM MOS E SHKELNI!” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se armëpushimi hyri në fuqi në orën 7:30 të mëngjesit, por zyrtarët iranianë nuk kanë folur ende pas njoftimit të Trumpit për hyrjen e armëpushimit në fuqi.

Disa orë më parë, diplomati më i lartë i Iranit deklaroi se vendi ishte i gatshëm të ndalte sulmet ajrore.

Abbas Araqchi tha herët të martën se nëse Izraeli e ndal “agresionin e tij të paligjshëm” kundër popullit iranian jo më vonë se në orën 4 të mëngjesit me orën e Teheranit të martën, Irani nuk e ka ndër mend të vazhdojë me përgjigje ushtarake më pas.

“Operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit, në orën 4 të mëngjesit. Së bashku me të gjithë iranianët, i falënderoj Forcat tona të Armatosura të guximshme, të cilat mbeten të gatshme të mbrojnë vendin tonë të dashur deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dhe që iu përgjigjën çdo sulmi të armikut deri në minutën e fundit”, shkroi Araqchi në X.

Kur njoftoi pas mesnatës për një armëpushim të plotë për t’i dhënë fund një lufte, siç e quajti ai, 12-ditore, Trump la të kuptohej se Izraeli dhe Irani do të kishin kohë t’i përfundonin misionet që ishin në zhvillim e sipër, pas së cilave armëpushimi do të hynte në fuqi.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan shpërthime pranë Tel Avivit dhe Beershebas në jug të Izraelit, para se armëpushimi të hynte në fuqi.

Ushtria izraelite tha se gjashtë valë raketash u lëshuan nga Irani dhe shërbimi kombëtar i ambulancës në Izrael tha se katër njerëz u vranë në Beersheba, viktimat e para të raportuara në Izrael që nga shpallja e armëpushimit nga Trump.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran, SNN, raportoi të martën në mëngjes se Teherani lëshoi valën e fundit të raketave para se të hynte në fuqi armëpushimi.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, e siguroi marrëveshjen e Teheranit gjatë një telefonate me zyrtarë iranianë, tha për Reuters të martën një zyrtari të informuar për negociatat.

Në të njëjtën kohë, nënpresidenti amerikan JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff ishin në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me iranianët, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Disa orë më parë, tre zyrtarë izraelitë kishin sinjalizuar se Izraeli po kërkonte të përfundonte fushatën e tij në Iran së shpejti dhe ua kishin përcjellë këtë mesazh Shteteve të Bashkuara.

Armëpushimi vjen pasi SHBA-ja i goditi centralet bërthamore të Iranit dhe Teherani u përgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane në Katar.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.

Izraeli ngul këmbë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën.

Irani mohon se ka pasur ndonjëherë program për armë bërthamore, por udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, ka thënë se, nëse do të donte ta kishte një të tillë, liderët botërorë “nuk do të mund të na ndalonin”.

Izraeli, i cili nuk është palë e Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, është vendi i vetëm në Lindjen e Mesme që besohet të ketë armë bërthamore. Izraeli as nuk e pranon e as nuk e mohon këtë.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Irak

Published

on

Irani ka lëshuar disa raketa balistike drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak.

Shteti i Katarit ka dënuar ashpër sulmin e Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid, megjithëse zyrtarët vendas kanë thënë se raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.

“Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ne theksojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni”, ka thënë Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, përmes një postimi në rrjetin social X.

Në ndërkohë, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se kanë mbyllur hapësirat ajrore.

Sekretariati i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit ka thënë se numri i raketave që Irani përdori për të sulmuar Bazën Ajrore Al Udeid në Katar ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të përdorën për të goditur objektet bërthamore iraniane, transmeton CNN.

Continue Reading

Trending