Rritje alarmante e numrit të prekurve me COVID-19 në SHBA

Gjatë ditës së djeshme në SHBA janë shënuar 24742 raste të reja të prekura me virusin COVID 19, duke e sjellur numrin e përgjithshëm  të personave të infektuar në 188 530.

   Shenimet zyrtare amerikane flasin se si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur 912 persona, apo gjithsejt 4053 që nga paraqitja e rasteve të para në këtë vend .

    Shtëpia e Bardhë dje doli me një paralajmërim rrëqethës, duke i përgatitur Amerikanët se ky vend do të ballafaqohet me pasoja të rënda nga Pandemia COVID 19 gjatë dy javëve të ardhshme.

  Në bazë të modelit të projektuar nga ekspertët amerikanë të statistikave, parashikohet që numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA të sillet ndërmjet 100 mijë deri në 240 mijë viktima, dhe atë nëse respektohen masat e distancimit social që janë në fuqi në të gjitha shtetet.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.