Hapet tregu i gjelbër në Ferizaj


Dikush me mjete mbrojtëse e dikush pa to, të tjerë duke mos e respektuar distancën sociale u panë sot qytetarë në tregun e gjelbër në Ferizaj, i cili u hap sot pas më shumë se 2 muajve.
Si shumë të nevojshme hapjen e tregut e vlerësuan tregtarët, të cilët sot kishin dalë t’i shisnin produktet e tyre. Ata thanë se mbyllja e tregut u ka shkaktuar shumë dëme financiare.

“Sot po dalim sefte pas dy muajve, mirë është duke shkuar, por disa produkte na janë prishur, arpagjiku na është prishur, tashmë i ka kaluar koha, por çfarë të bëjmë”, tha Shefki Bytyqi.

“Dy muaj ditë kemi qenë të mbyllur, sot kemi dalë, por nuk ka shumë punë pasi është duke u frikësuar populli, por shpresojmë se do të përmirësohet dita ditës”, tha Ismet Raqi.

“Kemi shitur nga pak sa kemi mundur nga shtëpia, por tash u hap tregu besoj që do të shkoj mirë, kemi zogj të qurës, gusës dhe të fshatit, sot ka filluar shumë mirë të ketë shitje”, tha Ilmi Hajdari.

Faza e dytë e lehtësimit të masave do të përfundoj më 1 qershor, në këtë datë është planifikuar të rikthehet normaliteti nëse gjithçka shkon sipas planit të qeverisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.