Connect with us

Ferizaj

KBI në Ferizaj bën thirrje të paguhet anëtarësia

Published

on

Myslimanët në të gjithë botën të dielën festojnë Fitër Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Këtë vit ky muaj i shenjtë u shënua më ndryshe ku përveç që nuk u lejua organizimi i iftareve kolektive, u ndalua edhe falja e namazeve ditore nëpër xhami për të frenuar përhapjen e virusit Covid-19. Edhe Fitër Bajrami i sivjetmë do të jetë më ndryshe për shkak se faljen e namazit të Bajramit besimtarët nuk do të mund ta bëjnë në xhami.

Fehmi Mehmeti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, tha se kanë shpresuar që të paktën namazin e ditëve të fundit të muajit të Ramazanit të mund t’i falin në xhami, por kjo nuk u bë e mundur.

“Ne si Bashkësi Islame kemi pasur shumë shpresë se bile ditët e fundit të Ramazanit dhe të Fitër Bajramit xhamitë do të jenë të hapura, por më datën 14 të këtij muaji kryesia e Bashkësisë Islame ka pasur mbledhje ku kam qenë dhe unë dhe aty ka qenë i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia nga i cili kemi kërkuar që të na mundësohet hapja e xhamive bile xhumanë e fundit të Ramazanit dhe për faljen e namazit të Bajramit, por ministri atë ditë na e ka komuniku që për shkak të pandemisë e cila akoma është prezente, nuk munden me dhënë leje për me u hap xhamitë”, tha Mehmeti.


Pandemia Covid-19, përveç ndalimit të aktiviteteve fetare, Bashkësisë Islame ia ka frenuar edhe të hyrat. Kryetari i KBI-së në Ferizaj thotë se imamët ende nuk i kanë marrë pagat e tyre pasi nuk janë duke u paguar antarësimet, për çka edhe kërkon nga qytetarët që t’i paguajnë ato.

”Në muajin e Ramazanit kemi shumë aktivitete, kemi pasur takime, tribuna, ligjërata, vizita kemi bërë organizime me xhemat e ndeja të ndryshme, sivjet kemi mbetur pa to, sivjet faktikisht edhe vitrat do të jenë më pak, anëtarësia është paguar shumë më pak dhe unë shfrytëzoj rastin që t’i bëj ftesë xhematit që këto ditë që kanë mbetur ta paguajnë anëtarësinë. Në Pakon Emergjente që është caktuar nga Qeveria ka qenë edhe Bashkësia Islame dhe deri sot nuk është bërë asnjë pagesë dhe imamët nuk kanë pasur mundësi më marrë rroga kur dihet se e vetmja e hyrë është anëtarësia”, tha Mehmeti.


Meqenëse namazi i Fitër Bajramit nuk do të falet në xhami dhe i cili nuk mund të falet as në shtëpi, myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka marrë vendim që të dielën nga minaret e xhamive në të gjithë territorin e vendit të dëgjohet lutja e veçantë e festës dhe tekbire, gjatë kohës së namazit të Fitër Bajramit në ora 5:42.


Sa i përket zërave se për festën e Fitër Bajramit do të jetë orë policore, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt Agim Gashi, tha se ende nuk kanë pranuar ndonjë vendim të tillë nga niveli qendror.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending