Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar sot me 12 vjet heqje lirie të pandehurin H.S., për shkak se ka kryer veprën penale vrasje.
I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rrugën ”Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ka vrarë Sh. N.
Pas kryerjes së vrasjes i akuzuari është larguar, por në vendin e ngjarjes i kanë mbetur portofoli me dokumente personale.