Connect with us

Ferizaj

6 raste aktive me COVID-19 në Ferizaj

Published

on

6 raste me koronavirus vazhdojnë të jenë aktive në komunën e Ferizajt. Sipas Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, këto raste janë në vetizolim.

Drejtoresha e kësaj qendre Sevdije Mehmeti, thotë se në Ferizaj gjendja është nën kontroll, por kjo mund të ndryshojë bazuar në rritjen numrit të rasteve në javën e fundit në nivel vendi, andaj qytetarët e kësaj komune nuk duhet të ndjehen komod.

“Me lirimin e masave ka filluar shtimi i numrit të rasteve, kjo ka qenë e pritshme, por jo në këtë masë, qytetarët e kanë marrë si diçka që nuk është rrezik, përkundrazi tek tash është rreziku i madh, virusi po përhapet me të madhe tani, prandaj duhet t’iu përmbahemi masave, bartja e maskave patjetër, respektimi i distancës fizke, larja e duarve, mbajta e higjienës në ambiente të punës. Sinqerisht unë jam e pakënaqur shumë me situatën akutale dhe me sjelljen relaksuese të popullatës, kështu ne jemi duke rrezikuar shumë dhe jemi duke parë që kohën e fundit ka numër të kufizuar të testimeve për shkak se nuk ka teste të mjaftueshme e po ashtu edhe staf“, tha Mehmeti.

Mehmeti tha se nëse qytetarët nuk iu përmbahen rekomandimeve të autoriteteve të shëndetësisë, situata do të dalë jashtë kontrollit.

“Në bazë të rekomandimeve më të reja të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik testimet do të bëhen vetëm për personat me simptoma dhe atë vetëm pas vizitës së infektologut, personat e tjerë qofshin persona kontakti të drejtpërdrejtë ose të kontakteve janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim.Tash për tash ka mjaftueshëm kapacitete, por nëse vazhdon të shtohet numri i rasteve nuk kemi me arritë me i mbulu të gjitha, nëse vazhdon kështu është shqetësuese shumë dhe vetëm na mbetet të shpresojmë që nuk do të ketë shtim të numrit të rasteve gjithherë duke shpresuar tek qytetarët  që do t’u përmbahen rekomandimeve tona”, tha Mehmeti.

Nga 1 qershori  e deri dje  në Kosovë janë konfirmuar 1086 raste me koronavirus, duke bërë kështu që numri i të infektuarve përgjatë këtij muaji të jetë më i lartë sesa numri i të infektuarve që nga 13 marsi deri më 31 maj, kur ishin shënuar 1083 raste.

Duke parë këtë situatë, gjatë ditës së sotme Shtabi Emergjent i komunës së Ferizajt ka marrë vendim që të mos ofrohen shërbime për qytetarët që nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse në të gjitha institucionet që janë në vartësi të komunës, po ashtu ka marrë vendim që të reduktoj esencialisht stafin punonjës të komunës, si dhe të shtojë inspektimet në lokalet afariste, veprimtaritë biznesore për zbatimin e masave mbrojtëse dhe manualin  për mbrojtje nga COVID-19 i dalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Trending