Connect with us

Ferizaj

Djali vret nënën me thikë në Ferizaj

Published

on

Një 83 vjeçare nga Ferizaj është vrarë mëngjesin e sotëm nga djali i saj 62 vjeçar.

Sipas fqinjve të kësaj familje që jetojnë ne rrugën ”Ejup Statovci” në
Ferizaj, 62 vjeçari që e vrau nënën e tij kishte probleme mendore.  Ata thonë se dorasi disa herë kishte shkaktuar probleme edhe në lagje.

“Sot nuk kam dëgju asgjë, por disa herë ka bërë probleme, është rrahë me njerëz, ka qenë i dhunshëm, shteti është dashur të merret me të, e ka rrahë një komshi”, tha Zymber Asllani.

 Në Policinë e Ferizajt thonë se vrasja e 83 vjeçares është kryer me thikë.

 “Sot rreth orës 8:20 minuta kemi pranuar një informatë për një rast vdekje ku policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësinë e emërgjencës ku gjatë hetimeve preliminare është kostatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe pas një kohe të shkurtër është arrestuar menjëherë një person të dyshuar bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet B.Ç 62 vjeçar, ndërsa viktima është nëna e tij M.Ç. Gjithashtu gjatë hetimeve dhe dëshmitarëve kemi marrë informata se i njëjti ka vuajtur edhe nga sëmundje mentale. Vrasja është kryer me mjet të mprehtë me thikë. Policia dhe ndihma e shpejtë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e  ngjarjes. Në dosjen e tij janë gjetur edhe disa  raste për personin e dyshuar për sjellje arrogante dhe veprime të tjera”, tha Gashi.

Sipas fqinjve dhe policisë, në shtëpi jetonin vetëm nëna me djalin e saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending