Connect with us

Botë

Kosova prin në botë me numrin e vdekjeve për kokë banori

Published

on

Duke u bazuar në databazën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (https://covid19.who.int/table ), Kosova radhitet në vendin e parë në botë për nga numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi SARS CoV-2 për kokë banori, gjatë periudhës kohore 30 Korrik – 10 Gusht 2020. Sipas këtyre statistikave, në Kosovë brenda 12 ditësh vdiqën mesatarisht 6.15 banorë në ditë (në 1 milion), ndërkaq në vend të dytë radhitet Brazili me mesatarisht 4.57, pasuar nga SHBA-ja me 3.43 të vdekur brenda një dite. Nga grafiku i pëmbledhjes së rasteve të vdekjeve në Europë dhe Amerikë, shihet se në situatë kritike janë poashtu edhe Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, dhe Mali i Zi. Ndërkaq për menagjim të shkëlqyer të pandemisë COVID-19 gjatë kësaj periudhe shquhen Zelanda e Re, Islanda, Finlanda dhe Norvegjia me thuajse zero raste të vdekjeve në 1 milion banorë. Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, sot në Kosovë nga pasojat e COVID-19 kanë vdekur 13 persona, ndërkaq janë regjistruar edhe 171 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Botë

Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Published

on

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

/REL/

Continue Reading

Trending