BIDEN NOMINON SENATOREN HARRIS SI KANDIDATE PËR ZV.PRESIDENTE TË SHBA-VE

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joseph Biden zgjodhi senatoren e Kalifornisë dhe konkurrenten e vet nga zgjedhjet brenda partisë, Kamala Harris si kandidate për zv.presidente në garën presidenciale që do mbahet më 3 nëntor të këtij viti.   Senatorja Harris, e kishte kritikuar ashpër Bidenin në fillim të debateve primare,  mirëpo pas tërheqjes së saj nga gara, i doli si një zë përkrahës, dhe një avokate e shquar e legjislacionit të drejtësisë racore pas vrasjes së George Floyd më 25 maj 2020.

      55 vjeçarja  Harris, është gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë indiane që u nominua për një post aq të lartë shtetëror nga një parti e madhe, dhe poashtu vetëm gruaja e katërt në historinë amerikane që zgjidhet për një garë presidenciale.  

   Z. Biden njoftoi për përzgjedhjen e tij përmes një mesazhi në email dhe Twitter, duke thënë se ky ekip i bashkuar do ta mund Trump-in.

   Veprimin e mbrëmshëm të  kandidatit presidencial Biden e mbështetën të gjithë ish-rivalët nga partia demokratike, ndërkaq ish-presidenti Barack Obama, i lumtur për nominimin e senatores Harris, në Twitter shkroi:

“ E kam njohur senatoren Harris për një kohë të gjatë.  Ajo është më se e përgatitur për këtë detyrë. Ajo e bëri një karrierë duke e mbrojtur kushtetutën tonë dhe duke luftuar për njerëzit që kanë nevojë për një qasje të drejtë. Sot është një ditë e mirë për vendin tonë. Tash t’i japim fund kësaj pune, të fitojmë.”  

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.