Vuçiq: Tani e ndajmë energjinë nga Ujmani

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  deklaroi se në marrëveshje me Amerikanët, pala shqiptare është zotuar  t’i bashkohet mini Shengenit,  që është me rëndësi jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për vetë Serbinë.  

Kjo  ka rëndësi për ne, sepse kështu do ta kemi një treg të unifikuar, s’ka befasi me taksa, tarifa, do të sigurojmë qarkullim të lirë të njerëzve, kapitalit, shërbimeve, është me rëndësi për serbët në KiM dhe për tërë Serbinë” deklaroi  Vuçiq.

Sa i perket pikës që i referohet Ujmanit, Vuçiq ndër të tjera tha: “Ata ishin kategorikisht kundër(shqiptarët) dhe pse ne ishim për, dhe të dyja palët heshtnim që mos ta shpërfaqnim, sepse nuk e kemi as një kilovat të rrymës nga Gazivoda(Ujmani) për momentin. Kështu tani, në çfarëdo raporti të ndarjes, ne vetëm fitojmë, prandaj ata paten zënka të mëdha mes veti.”  

Shumë është me rëndësi që Amerikanët ta kryejnë studimin e fizibilitetit, dhe që ne të fitojmë një pjesë të burimeve energjetike, pra bëhet fjalë për energji elektrike dhe ujë. Në territorin tonë Gazivoda(Ujmani) është pak më thellë, por kryesisht ai ujë shkon për Metohi dhe Prishtinë, e më pak për vendbanimet serbe.  Rrymë nuk marrim fare, prandaj kjo për ne është e shkëlqyer, ndërsa në Prishtinë ka shkaktuar pakënaqësi”  – deklaroi ndër të tjera  Vuçiq.

Ndërsa sa i përket pranimit të ndërsjellë dhe njohjes nga Izraeli, presidenti serb tha: “ Në mënyrë brutale e kemi refuzuar njohjen reciproke, dhe kjo ishte një miniaturë e lojës së shahut. E konsideronin se ne duhet t’i bëjmë thirrje Izraelit për ta njohur Kosovën,  e ne u thamë se nuk mundemi, sepse kjo e rrënon politikën tonë. U thamë së nëse për këtë dakordohen Prishtina dhe Izraeli – në rregull. Mirëpo i thamë Izraelit se, nëse ata e respektojnë Serbinë, atëherë vendi ynë do ta bartë ambasadën e vet në Jerusalem”  – deklaroi Vuçiq pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington.  

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.