Vaksina e Pfizer-it kundër COVID-19 e gatshme në fund të nëntorit

“Sot është ditë e madhe për njerëzimin dhe shkencën”, deklaroi Albert Bourla, kryetar dhe shefi ekzekutiv i kompanizë Pfizer.

Kjo kompani e farmaceutikëve e bëri sot të ditur se nga analizat e para të vaksinës kandidate për COVID-19, del se ajo është efikase më shumë se 90% në parandalimin e këtij infeksioni. Ky lajm nga kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech SE është mirëpritur si një hap vendimtar në luftën kundër virusit i cili a ka lënduar ekonominë botërore dhe u ka marrë jetën 1.26 milionë njerëzve anembanë globit.

Studimi tregon se njerëzit të cilët i pranuan dy doza si pjesë e testimeve ka shfaqur 90% më pak simptoma të COVID-19, se sa tek personat e pavaksinuar. Kjo është një shkallë shumë më e lartë e mbrojtjes se sa që ishin pritshmëritë e ekspertëve. Kompania Pfizer poashtu bëri të ditur se do të aplikojë për autorizim emergjent të përdorimit tek autoritetet amerikane diku në javën e tretë të nëntorit, kur bëhen dy muaj nga fillimi i mbikqyrjes të sigurisë së kësaj vaksine.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.