Connect with us

Ferizaj

Kryetari i KH ”Kastrioti” i konsideron të pavërteta akuzat ndaj tij

Published

on

Në janar të këtij viti Ahmet Hysenaj, i njohur si Ahmet Petrova, u zgjodh kryetar i klubit të hendbollit “Kastrioti” në Ferizaj. Mirëpo pas 10 muajve, brenda klubit u shfaqën pakënaqësi nga disa persona, të cilët po kërkojnë shkarkimin e tij  me arsyetim se nuk janë paguar lojtarët. Një  gjë të tillë e mohon Petrova, duke e treguar versionin e tij për këtë akuzë.

“Kur kam ardhë kam dalë para lojtarëve dhe u kam thënë se kam ardhë me qëllim me ju ndihmu juve, me rikthy hendbollin në Ferizaj siç ka qenë. Ua solla trajnerin me nam dhe në shkurt janë stërvitur dhe ua kam dhënë një rrogë, më pas më 13 mars ka mbaruar kampionati dhe ua kam dhënë edhe një rrogë të plotë, mandej kur ia filluan thanë edhe një rrogë, unë iu thash se nuk e di që iu kam mbetur borxh, më thanë që kanë stërvitur në maj, por të gjitha ishin të shkruara në fletore të cilat edhe i shikuam së bashku dhe përfundoi aty”, tha Petrova.

Petrova po dyshon se e gjithë kjo është bërë pasi ka kërkuar që gjithçka të shkoj në bazë të ligjit.

“Mua po më vjen turp me fol, unë kam kërkuar me u kry konform ligjit çdo gjë, ne e kemi bërë një projekt, e kemi bërë se kush me qenë në bord, bile të paktën një femër me qenë në bord, unë s’kam pas me qenë aty fare, por vetëm me iu ndihmu, me të vërtet po më vjen keq sepse me shpifje e me qëllime të tjera me bë kështu është shumë e dëmshme”, theksoi ai.

Kjo situatë e ka prekur Petrovën, i cili thotë se ndjehet i trishtuar nga këto akuza meqë është munduar që të ofroj gjithçka për këtë klub si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo materiale.

“Më beso po trishtohem kur po dëgjoj duke thënë s’ma ke dhënë rrogën po du me të shkarku, trishtim me të vërtet, qëllimi im ka qenë që ky klub me pas edhe femra edhe meshkuj pasi kështu ka qenë gjithmonë, me u kyç të gjithë njerëzit e hendbollit, kjo është e vërteta, mua më kanë trishtu me të vërtet. Unë iu dëshiroj suksese, më vjen keq kush i ka shty, por gjithsesi unë prap do t’iu ndihmoj me mjete materiale”, u shpreh Petrova.

75 vjeçari Ahmet Petrova ka qenë kryetar i klubit të hendbollit qysh kur ky klub ishte themeluar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending