Connect with us

Ferizaj

Hapet konkursi për festivalin ‘’Kosovarja këndon’’

Published

on

Festivali më i vjetër i qytetit të Ferizajt “Kosovarja këndon” i cili daton që nga viti 1972 do të mbahet edhe këtë vit.

Për pranimin e femrave mbi moshën 16 vjeçare që e kanë pasion këndimin tashmë është hapur aplikimi. Udhëheqësi i Sektorit të Kulturës në këtë qytet Sabri Pajaziti, tha se rrethanat pandemike i kanë shtyrë të bëjnë disa lehtësira për aplikueset.

“Ditëve paraprake kemi hapur audicionin në bashkëpunim me bordin e ansamblit “Kastriotët” ku kanë filluar përgatitjet, është caktuar lokacioni ku do të mbahet audicioni në shkollën e muzikës dhe javën e  ardhshme do të përfundoj edhe afati i audicionit. Mundësia e aplikimit është ndarë në dy faza deri më 31 tetor dhe 7 nëntor. Sivjet është bërë lehtësim edhe në fushën e aplikimit, jemi marrë vesh që një pjesë e kandidatëve t’i përcjellin interpretimet e tyre përmes rrjeteve sociale. Deri më tash jemi të vendosur që koncerti të mbahet live por pa publik, ose me një publik ku mund të ruhet distanca”, theksoi Pajaziti.

Pajaziti thotë se situata pandemike ka krijuar disa ndryshime në organizim, por jo edhe në kritere.

“Festivali “Kosovarja këndon” është festival tradicional dhe ne po përpiqemi që ndoshta një ditë të futet edhe në mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore të Kosovë pasi në rrethana kur është themeluar ky festival ka pasur një mision shumë fisnik në emancipimin e femrës shqiptare në fushën e muzikës dhe ruajtjen dhe kultivimin e muzikës popullore shqipe. Po të pyetesha unë si artist, festivali ”Kosovarja këndon” nuk do ta kisha ndryshuar kurrë në formën e prezantimit, ndërsa në fushën e organizimit po“, tha Pajaziti.

Festivali “Kosovarja këndon” tradicionalisht mbahet në vigjilje të Festës së Flamurit më 28 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending