Vaksina e “Modernës” kundër COVID-19 në treg më 21 Dhjetor

Prodhuesi amerikan i barnave Moderna aplikon sot pranë Administratës sa Ushqimit dhe Barnave(FDA)  për autorizim të përdorimit emergjent të  vaksinës së saj kundër virusit SARS CoV-2.

Vaksinat e para mund të jepen më 21 Dhjetor të këtij viti, nëse procesi ec normalisht dhe jepet miratimi, tha në një intervistë për media Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i kësaj kompanie.

Aplikimi i Moderna-s bazohet në të dhënat që tregojnë se vaksina e saj është 94.1 për qind efektive dhe se studimi i saj me mbi 30,000 njerëz ka përmbushur kriteret shkencore të nevojshme për të përcaktuar nëse ajo  funksionon. Gjetja nga grupi i plotë i të dhënave është në përputhje me një analizë të të dhënave të mëparshme të cilat u publikuan 16 nëntor, kur u bë e ditur se vaksina ishte 94.5 për qind efektive.

Të dhënat e reja gjithashtu tregojnë se vaksina ështe 100 për qind efektive në parandalimin e sëmurjes së rëndë nga koronavirusi. Vaksina u zhvillua në bashkëpunim me studiuesit e qeverisë së SHBA-ve nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Në njoftimet e mëhershme janë bërë të ditura përparësitë e vaksinës së Modernës, ku kjo e fundit nuk kërkon ruajtje në temperatura aq të ulëta sa ajo e Pfizer (-70 shkallë Celsius), ndërsa cikli i vaksinimit përfundon brenda pak ditësh, dhe jo si tek rasti i Pfizer, kur doza e dytë finale duhet të administrohet tek pas një muaji.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220