Në SHBA, 38% më shumë të vdekur gjatë vitit me pandemi

          Sipas shënimeve të qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) të analizuar dhe publikuar nga New York Times, gjatë vitit 2020 në SHBA kanë vdekur 309 mijë qytetarë më shumë se sa viteve të tjera, që paraqet një rritje prej 38%, si pasojë e pandemisë.

Shkencëtarët kanë përllogaritur numrin e shtuar të vdekjeve nga 15 marsi deri më 24 tetor të këtij viti, për të gjetur efektin real të pandemisë, dhe nga analiza e tyre del se COVID-19 u ka sjellur vdekjen edhe personave që përndryshe nuk do të kishin vdekur nga ndonjë sëmundje tjetër sivjet.

     Shteti me shtimin më të madh të mesatares së vdekjeve brenda vitit ishte Nju Jorku, ku vdiqën 84% më shumë njerëz se sa zakonisht, ndërkaq më pak e prekur ishte Alaska, me vdekje të shtuara prej vetëm 2%.

    Sipas databasës së universitetit Johns Hopkins, deri tani në SHBA zyrtarisht janë shënuar 244 mijë 357 të vdekur nga virusi SARS CoV-2, ndërkaq numri i amerikanëve të infektuar me COVID-19 e ka tejkaluar shifrën prej 10,74 milionëve.   

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.