Connect with us

Ferizaj

MTI: Marketet e vogla lejohen të punojnë edhe pas orës 18:00

Published

on

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se marketet lejohen të punojnë sipas orarit të rregullt dhe pavarësisht kategorizimeve të nivelit të rrezikut në pandemi.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për bizneset dhe organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, se në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/42 të datës 11/11/2020, marketet lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut të infeksionit”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Inspektorati i Tregut sqaron se me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/42 për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia COVID-19, respektivisht në pikën 20, 20.8 të këtij vendimi është përcaktuar lejimi i ushtrimit të veprimtarive, pavarësisht kategorizimit të komunave sipas nivelit të rrezikut. Në listën e lejimit të ushtrimit të veprimtarive është edhe sektori i produkteve ushqimore respektivisht marketet.

“Kurse në pikën 23, 24 dhe 25 të të njëjtit vendim janë përcaktuar masat që vlejnë për komunat me rrezik të ulët, të mesën dhe të lartë të infeksionit, ku është përcaktuar që operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05 deri në ora 18:00 dhe me këtë rast fjala është për operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari të tjera, duke përjashtuar listën e veprimtarive që lejohen të operojnë sipas pikës 20 të këtij vendimi, të cilët lejohen të punojnë sipas orarit të rregullt dhe pavarësisht kategorizimit sipas nivelit të rrezikut”, thuhet në komunikatë. “Zyra ligjore e Inspektoratit të Tregut në MTI-së sqaron se gjatë konsultimit me inspektorin në fjalë, është munduar t’i këshillojë inspektorët sipas sqarimit të lartcekur”.

MTI-ja shton se “ne mendojmë që vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duhet të lexohen drejt dhe të zbatohen në këtë formë, nga ana e organeve përgjegjëse për zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të Qeverisë, pasi në të kundërtën mund të përballemi me pasoja ligjore, gjithashtu me veprime administrative jo të drejta, pa dyshim mund të krijojmë humbje ekonomike për operatorët ekonomikë të cilët ashtu janë të goditur nga pandemia Covid-19”.

Me këtë rast ftohen operatorët ekonomikë që të parashtrojnë ankesë në Inspektoratin e Tregut të MTI-së kundër çdo veprimi administrativ të ndërmarrë nga inspektorët e tregut, që i konsiderohen në kundërshtim me ligjet dhe vendimet në fuqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending