Connect with us

Ferizaj

Lëvizja për Bashkëveprim synon përfaqësimin dinjitoz të ashkalinjve

Published

on

Lëvizja për Bashkëveprim është subjekti më i ri i regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që për herë të parë do të jetë pjesë e zgjedhjeve në vend.

Me seli qendrore në Ferizaj, përfaqësues të këtij subjekti thonë  se Lëvizja për Bashkëveprim është themeluar për të ngritur zërin qytetarë dhe për të mbrojtur interesat e komunitetit ashkali.

Jeton Emin nga ky subjekt politik, thotë se komuniteti pakicë nuk ka pasur asnjë parti që i ka përfaqësuar denjësisht ata.

 “Lëvizja për Bashkëveprim më së shumti është krijuar për shkak të mllefit politik ndaj partive tjera që janë në skenën politike për shkak të mospunës, angazhimit e premtimeve të parealizuara, prandaj ne kemi ofruar edhe një ofertë politike e cila është ofertë për qytetarët”, tha Emini.

Emini thotë se gjatë procesit të regjistrimit ka pasur tentime për t’ua ndalur regjistrimin si parti.

“Si parti të reja duhet të mbledhen mbi 1 mijë nënshkrime dhe ne e kemi bërë këtë, por kemi pasur edhe sulme me tendenca që me na largu nga gara politike, kemi pas edhe njoftime që krejt në fund na kanë njoftu me mbledh nënshkrime shtesë, por ne i kemi bërë të gjitha dhe sot jemi pjesë e garës dhe është partia e parë  që i ka përmbushur kriteret për regjistrim”, tha Emini.

Emini i cili është edhe kandidat për deputet në këto zgjedhje nga ky subjekt, thotë se Lëvizja për Bashkëveprim nuk synon që të marrë pozita udhëheqëse,  por pretendon gjithëpërfshirjen në të gjitha dikasteret.

 “10 pikat  e LPB fokusohen në përmirësimin e jetës së qytetarit, është banimi i qëndrueshëm, punësimi, zhvillimi ekonomik është pikë e veçantë sa i përket programeve politike që bëhen tek komunitetet e tona, siç dihet komunitetet kanë probleme me plotësimin e aplikacioneve për të apikuar në skema dhe ne kemi menduar që të hapim zyre të veçanta për këto probleme që kanë qytetarët tanë. Pikë tjetër është shëndetësia dhe mirëqenia sociale, arsimi, kultura si dhe përfaqësimi politik, ku tek kjo  e fundit partitë që kanë qenë janë fokusuar tek pazaret politike të tipit të zëvendësministrit, ne nuk jemi të fokusuar tek këto pozita, por tek gjithëpërfshirja në dikastere ku më së shumti kemi nevojë”, tha Emini.

Lëvizja për Bashkëveprim në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garoj me 25 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending