Connect with us

Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje fiton 60.59% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga votat e numëruara deri tani, pa llogaritur votat me kusht dhe ato me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 60.59% të votave në Ferizaj.

Ky dyfishim i votave të Vetëvendosjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ka dëmtuar më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka humbur 2/3 e elektoratit të vet, pasi nga 27.41% ose 12,871 vota sa kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2019,  LDK ka rënë në vetëm 9.14% ose 4,753 vota.

Përgjysmim të votave ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  e cila nga 3,363 vota që kishte në vitin 2019,  kësaj radhe mblodhi 1,664 vota.

Edhe Nisma Socialdemokrate pësoi humbje të madhe të elektoratit, pasi dje fitoi vetëm 790 vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara kur kishte mbledhur 2,325 vota.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq me qytetin e Ferizajt ka pësuar rënien më të vogël karshi partive tjera konkurruese.

PDK në këto zgjedhje fitoi 11,439 vota ose 21.99%  nga 13,238 vota ose 25.42% sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019.

Në zgjedhjet e djeshme votuan 53,798 ferizajas ose 51.39%  nga lista e përgjithshme e votuesve në këtë qytet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending