Fidan Gashi kthehet në shtëpi pas trajtimit në Austri

Fidan Gashi, i cili ishte lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin ”Steak House” Ferizaj, është kthyer i shëruar nga Graci i Austrisë ku ishte dërguar për trajtim.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili tha se është në kontakte të vazhdueshme edhe me shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientë të tjerë të lënduar nga ky shpërthim.

“Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer”, tha Zemaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220