Connect with us

Ferizaj

“Favipiravir” përdoret vetëm tek rastet e rënda, mjekësia familjare nuk e rekomandon

Published

on

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk ka nisur vaksinimin kundër Covid-19, edhe pse është paralajmëruar se vaksinat e para do të vijnë gjatë muajit shkurt.

Por, përveç vonesës së vaksinimit,  qytetarëve të Kosovës nuk po u jepet me kohë as ilaçi “Favipiravir” që në disa vende të botës po tregon rezultate pozitive në kurimin e kësaj sëmundjeje.

Në Kosovë ky ilaç u jepet pacientëve vetëm atëherë kur gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, derisa tentativa e parë për ta kaluar koronavirusin është përmes terapisë që përmban vetëm vitamina e paracetamol.

Hesat Shatrolli, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, thotë se protokolli i mjekësisë familjare nuk ua lejon përdorimin e ndonjë terapie tjetër, ndërsa në Spitalin e Ferizajt thanë se ”Favipiravirin” ua japin pacientëve të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Protokolli në mjekësi familjare trajtohet vetëm me vitamina dhe antipiretik kundër temperaturës dhe dhimbjeve dhe nëse ka indikacion për antibiotik oral këtu përfundon ajo terapia në mjekësinë familjare. Realisht ka efekt pasi shumica  e pacientëve e kalojnë me simptoma të lehta”, tha Shatrolli.

Shatrolli nuk e konsideron të lartë numrin  e pacientëve të shtrirë nëpër spitale dhe numrin e të vdekurve, në krahasim me numrin e të infektuarve në vend.

“Në krahasim me numrin total të të infektuarve atëherë  i bie që 6% kërkojnë trajtime spitalore, nuk besoj që është numër i madh i të shtrirëve në spital, pasi nëse marrim mbi 10 mijë pacientë të infektuar në spital nuk janë të shtrirë as mbi 1 mijë pacientë, që do të thotë se numri është i vogël, po ashtu edhe numri i të vdekurve nuk është i lartë nëse e krahasojmë me përqindjen e të infektuarve në Kosovë”, tha Shatrolli.

Disa vende të botës të cilat janë duke e përdorur ilaçin ”Favipiravir” kundër koronavirusit, kanë theksuar se efekti i tij është shumë i shpejt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Trending