Connect with us

Ferizaj

Qentë endacakë, problem i pazgjidhur

Published

on

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë njëri ndër problemet më serioze me të cilin po përballen qytetarët e Ferizajt. Ndër më të rrezikuarit janë nxënësit të cilët shkojnë nëpër shkolla.

Lidhur me këtë problem, drejtori i Bujqësisë në Ferizaj Burim Bajrami thotë se deri në muajin prill, kur presin ta nënshkruajnë kontratën për menaxhimin e qenve endacakë, nuk mund të bëjnë asgjë në këtë drejtim pasi në dorë këtë çështje e ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Në vitin 2018 kur ne ishim kompetent kemi trajtuar numër të madh të qenve endacakë dhe disi e zbutëm problematikën e këtyre qenve gjatë atij viti, por me një vendim të kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj kjo kompetencë kaloi tek AUK dhe deri në prill kjo kompetencë është e tyre, ata e kanë bërë punën e vet, por prapë numri i qenve endacakë është problem. Si Drejtori e Bujqësisë në fund të prillit do të nënshkruajmë kontratën me një operator ekonomik brenda komunës sonë dhe kjo kompani do ta ketë obligim që të merret me qentë endacakë“, tha Bajrami.

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, fajëson edhe qytetarët për sjelljen që bëjnë ndaj qenve endacakë.

”Mungon edhe një informim i veçantë për mënyrën e sjelljes ndaj kafshëve, mund të shkojmë në secilën strehimore dhe të futemi brenda tyre dhe mos të kemi telashe, por ekziston frika tek njerëzit që në momentin kur hasin në qenë endacakë përdorin mjete të ndryshme dhe i sulmojnë ata për t’i larguar nga rruga dhe normalisht kjo shfaq agresivitetin e tyre dhe sulmet e tyre ndaj njerëzve”, thotë Bajrami.

Në komunën e Ferizajt është premtuar edhe ndërtimi i një strehimoreje për qentë endacakë, por që drejtori Bajrami tha se do ta bëjnë publike vetëm atëherë kur të kenë përfunduar procedurat për këtë projekt.

Në anën tjetër, në drejtorinë regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Ferizaj nuk pranuan të flasin për këtë problem duke thënë se nuk kanë të drejtë të japin prononcime, derisa kontakti me zëdhënësin e kësaj agjencie Lamir Thaçi ishte i pamundur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending