Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit 62 persona janë infektuar me koronavirus në komunën e Ferizajt. Numri më i lartë i të infektuarve është raportuar në qytetin e Ferizajt me gjithsej 43 të infektuar, 6 në fshatin Greme, 2 në fshatin Mirash dhe nga 1 në fshatrat Dubravë, Koshare, Rahovicë, Pojatë, Nikadin, Nerodime e Poshtme, Slivovë, Sojevë, Talinoc i Jerlive, Pleshinë, Prelez i Muhaxherëve.
Aktualisht në Ferizaj janë 622 raste aktive me COVID-19.