Connect with us

Ferizaj

Kosova refuzon vaksinat kineze, qytetarët me mendime të ndara

Published

on

Gjatë ditës së hënë Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar vaksinat kineze të cilat u ofruan nga Shqipëria për vaksinimin e mësimdhënësve. Arsye për refuzimin e këtyre vaksinave, sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, është se ato nuk janë të sigurta.

E, mendimin e njëjtë me ministrin Vitia se nuk duhet të merret vaksina kineze, e ndajnë edhe disa qytetarë ferizajas.

“Ja valla për të Kinës nuk tham, as të Rusisë, se janë të pabesë. Besë nuk kanë as Kina,  as Rusia, as Serbia”, tha një qytetar.

“Jo, se s’kam besim, se tutna. Me qenë prodhim i tjetër kujt hajde hajde”, tha një tjetër qytetar.

“T’Kinës krejt jemi duke i ble senet. Është përzi. Me qenë e vërtetune po, po ajo e vërtetune s’është hala, po thojnë në televizor se tybe n’po di, hala e paaprovune. Vallahi kundra, megjithëse s’varet prej neve, po kur të thojnë tre vetë maju se je i pitë, duhet me u majtë se rrëzohesh”, u shpreh një qytetar.

“Duhet me analizu mjekët dhe ata që janë për këtë çështje, mendimi jem është që mos me marrë. Kemi frikë sepse në momentin që flitet se në Kinë është ba edhe virusi Covid edhe ajo është frika që edhe vaksinat janë të rrezikshme. Panika e qytetarëve, sigurisht se nuk jam pro marrjes së vaksinës nga Kina”, theksoi njëri nga qytetarët e anketuar nga Televizioni Tema.

Megjithatë jo të gjithë qytetarët e mendojnë njësoj.

”Duhet me marrë vaksinën, a e marrin kineztë, nëse e marrin ata edhe ata janë njerëz, nëse është për njerëz duhet me marrë, nëse s’është nuk ka nevojë. Na duhet me iu përshtatë krejt kushteve që bahen, sepse jeta e njerëzve nuk paguhet as me vaksina as me kurgja, por duhet me u mundu me i shëru të gjithë”, tha një qytetar.

Rreth kësaj çështje Televizioni Tema ka tentuar të bisedojë edhe me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, mirëpo gjatë ditës ai nuk ishte i çasshëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending