Muzeu i Ferizajt me vizitorë, por pa hapësirë

Muzeu është vendi ku mund të shihet historia e një vendi. E, historinë e Ferizajt dhe jetën e ferizajasve të parë e tregon muzeu i Ferizajt.

Megjithatë, ky muze që gjendet pranë Galerisë së Arteve ka një hapësirë shumë të vogël.

Përgjegjësi për Trashëgimi dhe Muze në Ferizaj Ilir Bytyçi, thotë se përveç hapësirës së vogël, problem paraqet edhe mungesa e bazamenteve nga xhami që do t’i mbronte eksponatet arkeologjike, etnologjike dhe historike.

”Njëra ndër çështjet e cila mund ta ngritë nivelin e muzeut është mbështetja financiare që është e domosdoshme në rregullimin e bazamenteve të ndryshme  që ndihmojnë të ruhet trashëgimia kulturore. Kjo jep mundësinë që qytetarët ta shohin një muze më të kompletuar”, u shpreh ai. 

Bytyçi tregoi se ka persona që me vullnetin e tyre ndihmojnë financiarisht muzeun. Ai shton se bashkëpunimi me shkollat e Ferizajt ka bërë që muzeu të ketë vizitorë në vazhdimësi, por se për shkak të pandemisë kanë reduktuar numrin e vizitorëve.

Vizitorë ka, muzeu është bërë pjesë integrale e shkollave. Kemi filluar edhe ne të ligjërojmë nëpër shkollat e Ferizajt duke ofruar tashëgiminë kulturore edhe në bankat shkollore. Edhe shkollat e kanë për obligim që t’u ofrojnë informacione nxënësve që të zotërohet historia dhe të vetëdijësohen për ruajtjen e vlerave arkeologjike dhe monumentale të Ferizajt’‘, theksoi Bytyçi.

Bytyçi tregon se muzeu çdo ditë pasurohet me eksponate të reja nga qytetarët ferizajas.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220