Connect with us

Ferizaj

Bëhen homazhe në 22 vjetorin e rënies së Hajriz Muhadinit dhe Elhami Hasanit

Published

on

Në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj në 22 vjetorin e rënies u bënë homazhe për dëshmorët Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani.

Bashkëluftëtarët i kujtuan Hajrizin dhe Elhamiun si dy luftëtarë që e deshën shumë lirinë për çka edhe e sakrifikuan jetën.

“Sot përkujtojmë dy dëshmorët e kombit Hajriz Muhadinin dhe Elhami Hasanin të cilët ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë, për të shijuar lirinë që e gëzojmë sot. Këta dy dëshmorë ranë që ne sot me fëmijët tanë të gëzojmë lirinë, të jemi të lirë, të shijojmë këtë dritë dielli. Në emër të OVL së UÇK-së në Ferizaj ftoj familjarët të qëndrojnë, të kenë dinjitetin sepse fëmijët e tyre ranë dëshmorë, por ata ranë për të mos vdekur kurrë, që ne t’i kujtojmë në liri. Unë me shumë shokë me Hajrizin nuk ka pasur pesë minuta që jemi nda. Elhamia ka qenë pak më larg, ndërsa Hajrizi ka qenë më afër, çdo luftëtar i rënë na ka marrë një pjesë të trupit, të gjithë bashkëluftëtarëve. Ne sot jemi falë tyre këtu, por dhimbja nuk do të harrohet kurrë”, thotë Luhan Jahiri, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Ferizaj.

Bashkëluftëtari i Hajriz Muhadinit,  Nexhat Shahini, tregoi se Hajrizi ra gjatë granatimeve të forcave serbe dhe se ai do të kujtohet si punëtor i zellshëm në shërbim të lirisë së Kosovës.

“Sa i përket momenteve të fundit si sot e mbajë në mend. 22 vjet më parë kishte filluar ofenzivë e ashpër e forcave serbe në drejtim të pozicioneve të UÇK-së. Atë ditë Hajrizi ishte në rradhët e UÇK-së dhe fati e deshi që të binte në altarin e lirisë për ta kujtuar me mall e dashuri. Nuk është bërë aq sa duhet për idealet dhe për ëndrrat që kishin dëshmorët, mbetet edhe shumë punë për t’u bërë pasi që shumë pak është bërë në këtë drejtim. Dëshmorët kishin ëndrra të mëdha, invalidët kishin ëndrra të mëdha, çlirimtarët kishin ëndrra të mëdha, sot nuk i kanë të realizuara ashtu siç i kishin ëndrrat e tyre. Pres nga institucionet të bëhet më shumë në drejtim të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, sepse janë në një gjendje mëshire dhe pa përkujdesje të mirëfilltë institucionale”, thotë Shahini për Tv Tema.

Dëshmorët Elhami Hasani dhe Hajriz Muhadini ranë më 10 maj 1999 gjatë ofenzivës së forcave serbe në Mollopolc të Komunës së Shtimes.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Trending