Connect with us

Ferizaj

Shtyhet shqyrtimi gjyqësor për njërin nga të akuzuarit në rastin e vrasjes së Shkodran Bytyqit

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot nga ora 10:00 ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore kundër D.L i akuzuar për veprën penale ndihmë në vrasje të rëndë.

I dyshuari D.L akuzohet për ndihmë në rastin e vrasjes dhe djegies së trupit të Shkodran Bytyqit nga Ferizaj.

Seanca e sotme nuk u mbajt për shkak se Prokuroria Themelore në Ferizaj nuk kishte dërguar prokuror për rastin në fjalë, me arsyetimin se në Departamentin e Krimeve të Rënda nuk ka numër të mjaftueshëm të prokurorëve.

Trupi gjyqësor vendosi që kjo seancë të mbahet më 28 qershor.

“Atëherë pasi që sot është 28 maj, po e lëmë më 28 qershor. Avokatë, a e keni këtë datë të lirë? Më 28 qershor, ora 10:00. Shpresoj që do të krijohen kushtet për me e mbajtë shqyrtimin gjyqësor. Nëse nuk krijohen do t’iu njoftojmë që mos me iu mundu” tha Sahit Krasniqi, kryetar i Trupit Gjykues.

E, avokati i familjes Bytyqi, Visar Musa tha se familja pret dënim meritor për të akuzuarin.

“Konsiderojmë se nga ky shqyrtim gjyqësor do të dalin rrethana dhe fakte të reja nga ky i akuzuar për këtë vepër penale. Familja është mjaft e indinjuar, konsiderojmë që sado pak të arrijmë një satisfaksion moral për shqiptimin e një denimi meritor për këtë të akuzuar”, tha ai.

Për këtë rast, Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar me burgim të përjetshëm të akuzuarin kryesor Trimor Lalinovcin, por me vendim të Gjykatës së Apelit dënimi i tij u ul në 30 vjet burgim.

Aktualisht rasti i Trimor Lalinovcit është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Supreme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending