Connect with us

Ferizaj

Lëshohet për qarkullim nënkalimi afër “Plus Market”-it

Published

on

Në Ferizaj u hap për qarkullim nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër “Plus Market”-it.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se përmes këtyre projekteve po synohet mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Përveç që po sjellim projekte cilësore, ne po sjellim edhe projekte që me arkitekturë dhe me bukuri janë më të ndryshme se nga çdo projekt tjetër, por për ne sigurisht se kjo komponentë ka pasur rëndësinë e vet. Për ne qëllimi i gjithë këtyre projekteve ka qenë siguria e qytetarëve dhe automjeteve. Ky projekt këtu është i kompletuar, e ka komponentën e qarkullimit të automjeteve, qarkullimit të këmbësorëve dhe mbi të gjitha e ka komponentën e personave me nevoja të veçanta”, tha Aliu.

E, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyçi, thotë se ky nënkalim do ta lehtësojë edhe qarkullimin në qendrën e qytetit.

“Është një projekt që ka kosto rreth 800 mijë euro. Qytetarët që e frekuentojnë rrugën Ferizaj-Brezovicë nuk do të kenë më nevojë të shfrytëzojnë si alternativë kalimin nëpër qendër të qytetit, mirëpo përmes këtij nënkalimi do të kalojnë direkt në rrugën Ferizaj-Brezovicë dhe kështu anasjelltas do të ndikojë edhe në lehtësimin e qarkullimit në qendrën e qytetit”, u shpreh ai.

Ky nënkalim është pjesë e projektit “Bashkimi i Qytetit” i cili pritet që të përfundojë në fund të muajit qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending