Connect with us

Ferizaj

Nëntë subjekte garuese synojnë 41 vende në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Published

on

Janë nëntë subjekte politike që garojnë për 41 vende në Kuvendin Komunal të Ferizajt.

Prej tyre gjashtë janë parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një koalicion.

Deri tani, vetëm tri parti politike kanë publikuar listat e tyre zgjedhore.

Subjektet tjera, mos publikimin e listave e kanë arsyetuar me procedurat e certifikimit nga KQZ-ja.

Partia Demokratike e Kosovës, në këto zgjedhje lokale hynë krahas një procesi të reformimit të brendshëm, pas zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të PDK-së.

Në këto zgjedhje,  PDK-së në Ferizaj i është shkëputur një pjesë e anëtarësisë së deritashme, të cilët e kanë formuar nismën  “Reformimi Demokratik për Ferizaj”.

Kësaj liste i prijnë dy ish-kuvendarët e PDK-së, Nehat Mustafa dhe Gëzim Haxhimusa.

Duke i shikuar emrat e listës së PDK-së, të cilës i prinë kryetari aktual Agim Aliu, vërehet mungesa e përfaqësuesve të OVL-UÇK, kryetari t Rafiz Sejdiu dhe nënkryetarit Luan Jahiri.

Në anën tjetër, në këtë listë janë përfshirë kandidatë të rinj, bijë të dëshmorëve dhe të afërm të tyre,

si Valmir Hetemi – i biri i dëshmorit Kemajl Hetemi, Driton Islami – nipi i dëshmorit, të cilit ia trashëgoi emrin.

Nga gjithë drejtorët e qeverisjes aktuale lokale, në këtë listë të PDK-së janë vetëm Afrim Llabjani dhe Sabri Murseli, përderisa mungojnë Arbër Bytyqi, Lulzim Aliu, Sebahate Ajeti, Burim Bajrami.

Gjithashtu në këtë listë nuk është përfshirë as kryesuesja aktuale e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi.

Pjesa tjetër e listës mbizotërohet kryesisht me emra  pa bagazh të theksuar të angazhimit politik.

Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës

Lista garuese me 45 kandidatë te Vetëvendosjes, të cilës  i prinë kryetari i degës  Valon Ramadani, ka të fuzionuar edhe kandidatët nga “Lista Guxo”.

Përpos kësaj vërehet një laramani e përfaqësimit të disa kategorive, duke filluar nga aktivistët besnik të partisë, të posa aderuarit si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme,  si ajo e OJQ-së “Nisja, Zhvillohu”, Florina Ujupi.

Bie në sy edhe rikthimi në politikë i ish-kandidatit për kryetar të Ferizajt nga AAK, Rrahim Sadiku, i cili kësaj radhe i bashkohet LVV-së.

Risi e veçantë është rreshtimi në këtë listë i ish-anëtares që nga themelimi i AAK-së dhe kuvendares në disa mandate të këtij subjekti, Ferinaze Isufi e cila në heshtje iu bashkua Vetëvendosjes.

Në listë gjenden edhe të gjithë kuvendarët aktualë që janë në përfundim të mandatit.

Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje

Edhe Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën e vet, por që konkurron me numër të përgjysmuar. Listës i prinë kryetari i degës, Besnik Berisha.

Prej 23 kandidatëve të Nismës, shihet mungesa e njërit nga themeluesit, Bajram Tahirit si dhe kuvendares aktuale, Florije Islamit,  e cila kësaj radhe garon në listën e PDK-së.

Gjithashtu mungojnë edhe emrat e  kuvendarëve,  Xhafer Berisha dhe Ali Halimi.

Pjesë e kësaj liste zgjedhore të NISMA-s  është edhe drejtoresha aktuale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, Abetare Kurti-Maliqi.

Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga Nisma Social Demokrate

Subjektet tjera që marrin pjesë në garën për Kuvendin Komunal janë: Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Iniciativa “Ne Mundemi”, Iniciativa “Reformimi Demokratik për Ferizaj”, dhe koalicioni “Lista e Ashkalinjëve të Ferizajt”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending