700 vende për studimet bachelor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara

Në Universiteti e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, po zhvillohet procesi i konkurrimit online për studentët e rinj, kurse më 23 gusht do të filloj dorëzimi i dokumenteve.  Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 700 studentë të rregullt. Për më shumë informacione takuam Rrahim Sejdiun, prorektori për mësim, shkencë dhe për çështje të studentëve.

“Në Universitetin e Shkencave të  Aplikuara në Ferizaj, domethënë vazhdon të jetë i hapur afati për aplikimin e studentëve të rijnë dhe deri më datën 24 është hapur, aplikimi është online, për shkak të kushteve nga pandemia aplikimi është krejtësisht online, ndërkaq dorëzimi i dokumenteve fillon nga data 23. Aplikantët  fillimisht bëjnë aplikimin e tyre online pastaj vijnë dhe i dorëzojnë dokumentacionin, ata të cilët nuk kanë aplikuar online, realisht nuk kanë mundësi  pas mbylljes së afatit që t’i dorëzojnë dokumentacionet  fizike sepse nuk janë të ranguar sipas sistemit universitar që e kemi këtu në universitet.”

Rrahim Sejdiu – Prorektor për mësim, shkencë dhe për çështje të studentëve

Gjithashtu Sejdiu, foli edhe për drejtimet e reja në nivelet bachelor dhe master.

“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka hapur konkursin në drejtimet bachelor dhe master, në studimet master janë tri drejtime 1 Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri, 2 Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, 3 Inxhinieria dhe Informatika. Ndërsa në studimet bachelor janë hapë konkurset në 9 programe, programi i arkitekturës, interierit dizajnit të mobileve, dizajni dhe konstruksionet e produkteve nga druri, është Inxhinieria  Industriale me Informatikë, është Informatika e Aplikuar, është drejtimi i Menaxhmentit Industrial, drejtimi i Turizmit dhe Menaxhmenti është drejtimi i Arteve të aplikuara ose Dizajni Grafik”.

Rrahim Sejdiu – Prorektor për mësim, shkencë dhe për çështje të studentëve

Në veçanti Sejdiu tregoi se sa studentë do të pranohen në këtë vit akademik nëpër drejtimet e reja.

“Numri i përgjithshëm që kemi me i pranu në studimet bachelor është 700, ndërkaq 150 në studime master . Në këtë vit drejtim i ri është ai i Informatikës së Aplikuar që është një drejtim që sapo është akredituar, ndërkaq kemi edhe programe të cilat i kemi ri-akredituar këtë vit të cilët kanë pësuar disa  ndryshime minore por baza është ajo që ka qenë, ndërkaq tek inxhinieria kemi ri-akredituar programin e inxhinierisë industriale dhe informatikës.”

Rrahim Sejdiu – Prorektor për mësim, shkencë dhe për çështje të studentëve

Ky Universitet vitin e parë bachelor e ka pa pagesë, ndërsa studentëve ju ofrojnë laboratorë dhe punëtori të ndryshme ku studentët pos studimit munden me e praktiku punën e tyre.