Connect with us

Ferizaj

FerFilm fillon përzgjedhjen e 134 filmave për edicionin e sivjetëm

Published

on

Festivali ndërkombëtar i filmit, FerFilm, po afrohet. Kanë mbetur më pak se dy javë prej fillimit të edicionit të 9-të të këtij festivali. Rreth aktivitetit dhe filmave të cilët do të jenë pjesëmarrës në këtë festival na tregon Sabri Pajaziti, Udhëheqës i Sektorit të Kulturës .

“Zakonisht muaji shtator është vetëm i identifikuar me festivalin e filmit. Këto dy vitet e fundit pandemia ka çrregulluar edhe kalendarin tonë, gjithsesi ne jemi përgatitur, qysh në muajin qershor është hapur mundësia e aplikimit për filma domethënë në platformën e ueb faqes të FerFilmit dhe tash jemi në proces të selektimit.”

Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës
Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës

Ky festival përmban filma të shkurtë. Janë 134 filma që kanë konkurruar, nga kategoritë e ndryshme, ku përfshihen filmat eksperimental, të animuar dhe dokumentar.

“Deri më tani festivali ka karakter të filmit të shkurtë, kanë aplikuar 134 filma të katër kategorive që nënkuptohet filmat eksperimental, filmat e animuar, filmat e luajtur dhe filmat dokumentar ku tani janë ne proces të selektimit, zakonisht festivalet e kanë një karakteristikë tjetër nuk është patjetër kinemaja për shkak se në shumë festivale Europiane shfaqen filmat pranë liqeneve pra në ambient të hapur, gjithsesi disa filma edhe ata të metrazhit të gjatë të cilët ne nuk i kemi në festival, por e kemi vetëm një  film mysafir të metrazhit të gjatë kanë disa kritere më të veçanta për shkak se kinemaja duhet me qenë sa më profesionale, meqë ne nuk kemi kinema profesionale Teatri Ardiana është gjithmonë nikoqir edhe i festivalit por edhe i shumë organizimeve të tjera.”

Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës

Gjithashtu në këtë festival të filmit të shkurtër, do të marrë pjesë vetëm një film i metrazhit të gjatë i cili do të jetë mysafir në këtë festival ai titullohet “Luaneshat e Kodrës” nga regjisorja Luana Bajrami. Ndërsa në kuadër të gjitha këtyre aplikimeve janë afro 10 filma shqiptarë që kanë aplikuar nga Shqipëria dhe nga Kosova, por ende nuk dihet se cilët do të jenë pjesë e këtë festival.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending