Connect with us

Ferizaj

Reagim i redaksisë së TV TEMA

Published

on

          “Kompania Rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia” nga Ferizaj ka dërguar një reagim lidhur me storjen e djeshme ”Deponi e madhe ilegale në mes të qytetit“, të transmetuar në TV TEMA. Sipas zyrtarëve të kompanisë rajonale, TV TEMA paska dezinformuar publikun sepse në njërën pamje të raportit paska shfaqur pronë private, e në anën tjetër sepse kjo kompani nuk e paska për detyrë parandalimin e krijimit të deponive ilegale.

       Ia rikujtojmë menaxhmentit të “Pastërtisë”,  se TV TEMA është medium i pavarur që ka për mision informimin objektiv të qytetarëve dhe monitorimin e punës së qeverisë e institucioneve publike në Ferizaj dhe rajon, duke vënë në rend të parë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, e në këtë rast edhe pamundësinë e tyre për të bërë jetë të qetë nga kundërmimi i mbeturinave në qytet.

Është e vërtetë e pakontestueshme se dështimi i “Pastërtisë” për të përmbushur obligimet e veta ditore, atë të mbledhjes së rregullt të mbeturinave, ka sjellur deri tek krijimi i deponive ilegale në të GJITHA zonat e Ferizajt, edhe në në tokë publike, por edhe në atë private, pa dallim. Veprimi i “Pastërtisë” me kohë dhe proporcion do ta parandalonte krijimin e atyre deponive.

      Nëse duhet t’i drejtohemi dikujt, atëherë janë shikuesit tanë, të cilëve duhet t’iu kërkojmë falje që nuk patëm kapacitete të bollshme njerëzore dhe financiare për të raportuar lidhur me:

* Punësimet politike dhe keqmenaxhimin në kompanitë publike të Ferizajt  

* Grevat e punëtorëve

* Mungesën e pajisjeve për mbrojtje personale në punë të punëtorëve dhe ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve

* Kontraktimin e shërbimeve duke e anashkaluar sistemin e prokurimit publik

* Modelin e dështuar biznesor të kompanisë publike të imponuar nga profiterët partiak në nivel lokal e nacional

     I rekomandojmë drejtuesve të këtij shërbimi publik, që shigjetat e veta t’i drejtojnë kah ekzekutivi i komunës, i cili në këtë kohë pandemie, brenda dy muajsh  ka luks të kontraktojë koncerte me drita e xixa në vlerë prej gati 80 mijë eurosh, por nuk e ka parë të arsyeshme që gjatë verës t’ua sjellë ndonjë kamion të ri për mledhje të mbeturinave.  Prandaj detyroheni, që sikur dje, të bleni kamioneta gati 20 vjet të vjetra, e punëtorët tuaj çdo mëngjes t’ia fryejnë gomat të vetmit Karcher që e keni në funksion. Ne si medium ndjejmë keqardhje për situatën në të cilën gjendet kompania rajonale “Pastërtia” dhe shprehim solidaritetin tonë me punëtorët e saj, të cilët më së paku janë fajtorë për gjendjen e krijuar në atë kompani. “

Në vazhdim po e publikojmë reagimin e Kompanisë Rajonale “Pastërtia” nga Ferizaj:

“R𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌

Raportimi i Televizioni Tema, i datës 19 gusht, me titull “Deponi e madhe ilegale në mes të qytetit”, thuhet se kompania “Pastërtia”, ka dështuar të parandalojë krijimin e deponive ilegale të mbeturinave, është një dezinformim I radhës në komunën tonë.

Kjo na bën të dyshojmë, që televizioni në fjalë, ose e ka bërë qëllimshëm këtë dezinformim ose gazetari I këtij mediumi nuk është mirë I informuar, që kompania jonë nuk merret me parandalimin e deponive.

 Madje gazetari derisa ka marrë mundin të specifikoj llojet e mbeturinave, I njejti nuk është lodhur fare që të hulumtojë e të trajtoj çështjen që ka ngritur, meqë do të vinte tek informacioni se vendi për të cilin ai flet, është një lokacion/pronë që ka kontest gjyqësor për titullar, prandaj qytetarë të pandërgjegjshëm edhe shfrytëzojnë atë për hedhjen e bërllokut, e askush asnjëherë nuk ka paraqitur ankesë.

Në fakt, sikur gazetari të kishte kontaktuar me zyrtar të KRM “Pastërtia”, do ta kishte sëpaku informacionin, se kur ne si kompani kemi dashur ta heqim atë deponi që është ndërvite aty, policia na ka ndaluar të afrohemi në atë prone, pikërisht përshkak të kontestit.

Kështu, gazetari I cili në vend se të thirret në burime për informacion, ai më tepër jep opinion se sa informacion.

Ne I bëjmë thirrje RTV TEMA-s, që të tëheq këtë raportim të njëanshëm e dashakeq për kompaninë,  në të kundërtën jemi të detyruar që si kompani të bëjmë padi për shpifje ndaj mediumit në fjalë.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending